Roma e Napoli, “kërcënimi” i ri në Serinë A

27.10.2015 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Roma e Napoli, “kërcënimi” i ri në Serinë A

Për vitë më rradhë Milan, Inter dhe Juventus ka qenë rivalë në garën për titull kampion në Seria A, por sezoni i ri i kampionatit Italian ka pësuar shumë ndryshime dhe gara për titull kampionë, ka sjëllur në skena emra të rinj. Roma dhe Napoli, janë dy ekipe të cilat po tregojnë se këtë sezon, jana ata pretendentët për titullin kampionë në Itali. Kjo ndoshta falë edhe paraqitjes së dobët të ekipeve të tjera, të cilat pretendojne shumë këtë sezon. Interi deri më tani nuk po bind me lojën e saj. Fiorentina zhvillon një lojë të bukur por nuk është dhe aq konkrete. Lazio shpesh ka treguar se bën hapa fals. Juventus është i vetmi ekip, që mund të rivalizoj ekipin e Romës dhe Napolit, pasi në takimet e fundit bardhezinjtë, kanë treguar se gradualisht skuadra po rigjen formën saj më të mirë. Roma dhe Napoli, në lojën e tyre, janë pothuasje të ngjashëm, të dy ekipet luajnë me skemën 4-3-3. Trajneri i verdhekuqve Rudi Garcia, duket se ja ka dalë të shpëtoje nga sindroma Francesko Totti,pasi për disa trajner mosaktivizimi i tij kthehej në problem,madje disave u ka kushtuar dhe largimin nga stoli i verdhekuqve, por duket se vetë kapitenit, e ka kuptuar se në moshën 40 vjecare, jo gjithmonë mund të jeshe i nevojshëm në fushën e blertë. Krahët e sulmit janë arma e fortë e tyre. Skuadra e Mauricio Sarit me Calejon dhe Insigne, ndërsa ekipi nga kryqyteti ka egjiptianin Salah dhe lojtarin nga Bregu i Fildishtë Gervinho. Reparti i avancuar, është një tjetër plus. Roma me Dzeko dhe të kaltërit me Higuain. Boshnjaku Dzeko deri më tani nuk shënuar shumë gola, kjo edhe për shkak të demtimeve të shpeshta që ai ka pësuar, tjetër histori për argjentinasin Higuain, i cili është shndëruar në idhullin e tifozerizë, falë golave të tij. Ndonëse është shumë herët për të bërë parashikime, por lufta për titull kampion është e hapur dhe deri në fund të saj askush nuk duhet të habitet nëse ndodh cudia, sepse të paktën deri më tani Roma dhe Napoli po tregojnë që janë ekipe të cilat e meritojnë një triumf të mundshëm në Seria A./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)