Roberts: Kosova do të duhet të bëjë kompromisin e dhimbshëm, autonomi për serbët

E publikuar: 17/08/2023 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Minoriteti serb do të fitojë autonomi dhe kjo do të jetë pjesë e kompromiseve të dhimbshme që do të duhet të bëjë lidershipi i Kosovës. Por do të jetë e dhimbshme nga të dyja palët, thotë Sir Ivor Roberts, ish-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Jugosllavi, Irlandë dhe Itali ka thënë se nuk ka dyshime se “pakica serbe do të ketë autonomi”, por jo me të drejtë për t’u shkëputur.Në një intervistë për mediumin serb, Demostat, Roberts ka thënë se “kjo është një pilulë e hidhur që pala serbe duhet ta gëlltisë në këmbim”.

“Pakica serbe do të ketë autonomi. Kjo është pjesë e kompromiseve të dhimbshme që lidershipi i Kosovës do të duhet të bëjë. Por do të jetë e dhimbshme nga të dyja anët. Pakica serbe, nga ana e saj, duhet të pranojë se autonomia i referohet kulturës, ekonomisë dhe vetëqeverisjes lokale, dhe jo të drejtës për t’u shkëputur – kjo është një pilulë e hidhur që pala serbe duhet ta gëlltisë në këmbim. Kjo do të jetë një marrëveshje e vështirë për t’u finalizuar, por të gjithë duhet të mendojnë për përfitimet afatgjata, jo për dhimbjen afatshkurtër”, ka thotë Roberts.Ish-diplomati britanik duke folur për planin franko-gjerman ka thënë se “Ajo që është e rëndësishme është që momenti drejt një marrëveshjeje përfundimtare të ruhet dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të diskutojmë formën e asaj marrëveshjeje”.