Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

E publikuar: 03/05/2024 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat sanksionues ndaj Kosovës, megjithëse sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen. Për njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, këto masa të padrejta duhet t’i largohen sa më parë Kosovës.

Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë masat sanksionuese ndaj Kosovës, edhe pse Kosova, sipas Qeverisë, i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, për Radio Kosovën ka thënë se ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen.

“Ne po presim, sepse të gjitha çka kanë qenë në anën dorën tonë për t’u bërë, janë bërë tashmë. Ne kemi organizuar votimin në komunat veriore në mënyrë që të thirren zgjedhjet. Kosova duhet të mos këtë masa nga Bashkimi Evropian, pasi masa të tilla ndëshkuese duhet t’i vendosen një vendi agresor siç është Serbia”, ka deklaruar Ahmeti.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar të enjten se mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës ishte një prej disa kushteve, por vendimi për heqjen e masave kërkon një konsensus të gjerë në BE./Express