Rizvanolli akuzon KEDS-in: Nuk po i respekton rregullat e lojës

E publikuar: 28/12/2021 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mbajtur sërish një fjalim në Kuvend për krizën e rrymës në Kosovë.

Ajo ka sulmuar ashpër KEDS-in duke thënë se nuk po i respekton “rregullat e lojës”, shkruan lajmi.net.

“Për çështjen e gazit kemi folur shumë dhe besoj që është shtjerrur. Unë nuk di nëse nuk po e kuptoni këtë me të vërtetë apo qytetarët të besojnë në këto përralla. Për të zbutur ndikimet e çmimit të importit në tarifa, qeveria subvencionoi miliona euro. Pavarësisht këtij fakti, Kosova vazhdon të devijojë sepse KEDS nuk po respekton rregullat e lojës. KEDS që nga data 20 dhjetor nuk e blenë tërë energjinë e nevojshme. Kësisoj, KOSTT po detyrohet të urdhërojë reduktime apo edhe subvencionim”, tha ajo.