Rinohen Gili dhe Sabri Fejzullahu

E publikuar: 13/05/2022 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarët veteranë, Gili dhe Sabri Fejzullahu kanë publikuar sonte një këngë ku ata duken porsi këngëtarë të rinj

Pavarësisht se kanë bërë disa vite, sidomos Sabri Fejzullahu, ata duken të rinuar me këngën e tyre të re “Bon be”.

Një këngë kjo ritmike dhe tipike verore, me elemente të shumta ballkanike – sidomos greke – Gili dhe Sabri Fejzullahu paraqiten të freskët në këngën melankolike të tyre që e ka punuar burri i Gilit, Ilir Berani.

Kënga është dhënë premier para dy ore dhe ka marrë deri tani afër 7000 klikime.