Rikthehen përplasjet me armë të bandave në Elbasan, publikohen pamjet

E publikuar: 29/03/2022 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar pamjet nga atentati që ju bë një makine në lëvizje në afërsi të Paprit në Elbasan, ku deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Zezë, në afërsi të rrugës së Cërrikut.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila ka ngritur postblloqe në të dyja anët e rrugës ku po ushtron kontroll mbi të gjitha mjetet.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja dhe xhami i thyer i makinës ndaj së cilës u qëllua.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.