Retorikë nacionaliste, por jo ksenofobi

15.12.2015 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Retorikë nacionaliste, por jo ksenofobi

Rritja e retorikës nacionaliste është e dukshme kohët e fundit, por një gjë e tillë nuk është trend vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e rajonit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje, ata i janë referuar deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ditën e hënë, në Kuvendin e Kosovës, para gazetarëve ka folur për një rritje të retorikës, siç e ka quajtur ai, nacionaliste dhe ksenofobie.

“Do të doja të thosha diçka për rritjen e retorikës nacionaliste dhe ksenofobike ditët e fundit. Mendoj se Ballkani ka parë mjaft retorikë të tillë, dhe shpresoj të marrë fund përfundimisht”, ka theksuar ambasadori amerikan.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në kontekstin e Kosovës, kanë ndikuar disa faktorë objektiv që kanë shtyrë drejt rritjes së nacionalizmit dhe retorikës nacionaliste.

Sipas tij, faktori i parë është mënyra se si është menaxhuar dialogu me Serbinë, për shkak se, siç thotë ai, në publik është arritur përshtypja se nga ky dialog ka fituar vetëm Serbia, ndërkaq Kosova ka humbur.

Faktori i dytë sipas tij, që ka ngritur dozën e nacionalizmit është mungesa minimale e reciprocitetit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në shumë çështje, përfshirë këtu edhe trajtimin e minoriteteve dhe të drejtave të tyre.

“Natyrisht që faktor ndikues në rritjen e kësaj doze të nacionalizmit është fakti që humbjet që Kosova i ka pësuar në raport me dialogun me Serbinë, janë përkthyer në kontekstin e elitës politike në Kosovë, si thirrje për ta kundërshtuar më shumë Serbinë, përkatësisht,për ta refuzuar më shumë Serbinë”.

“Unë pajtohem që një dozë e tillë e rritjes së nacionalizmit është gjithashtu edhe i elitës politike, por nuk do të thosha vetëm i opozitës, por gjithashtu edhe i pushtetit, e cila kur bënte marrëveshje në Bruksel, kthehej në Kosovë dhe përmes metodave të rritjes së nacionalizmit, tentonte të legjitimonte marrëveshjet e arritura atje”, tha Korenica.

Analisti i çështjeve politike, Ismajl Hasani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se deklarata e ambasadorit amerikan lidhur me rritjen e retorikës nacionaliste dhe ksenofobie, përkujton nevojën e disiplinimit të njerëzve që janë bartës të institucioneve.

Kjo sipas tij, nënkupton që veprimet e opozitarëve dhe kundërshtimi me ngulm i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe rishikimi i demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë çon kah tensionimi dhe rritja e kursit etno- nacionalist

“Edhe pse në Kosovë këtë nuk e kemi të shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë , do të thotë, lidershipi jonë më tepër është i zënë pas të ashtuquajturave agjenda ose pyetje, të cilat ata i konsiderojnë që janë jetike për Kosovën, e që në një mënyrë ose tjetër, ato pyetje u janë të dedikuara, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, edhe minoritarëve, përkatësisht pjesës pakicë që jeton në Kosovë”.

Por, Korenica vlerëson se deri më tash nuk është vërejtur të ketë pasur retorikë ksenofobie në Kosovë, përderisa në rajon kjo ka ndodhur.

“Në mënyrë absolute jo. Nuk besoj të kem parë asnjë politikan në Kosovë, që është i nacionalitetit shqiptar, të ketë shfrytëzuar apo përdorur logjikë ksenofobe ndaj një etnie tjetër, sikurse janë serbët”.

“Pra, kundërshtimi ndaj Serbisë, në asnjë moment nuk mund të përkthehet si ndjenjë ksenofobie. Ksenofobia është një shkallë shumë e lartë e kundërshtimit, në terma racor, e cila besoj që nuk është vërejtur në politikën kosovare. Përkundrazi, unë besoj që logjikë ksenofobie ka në politikën në Beograd, të cilët vazhdojnë ta portretizojnë Kosovën dhe qytetarët e saj, si një vend me parametra terrorist”.

Korenica ka shtuar se askujt nuk i shërben për mirë rritja e nacionalizmit. Në këtë rast, sipas tij, Kosovës do t’i shërbente mirë rritja e patriotizmit, në kuptimin e dashurisë ndaj shtetit dhe institucioneve të saj, si dhe konceptit të një sovrani kushtetues, transmeton rel.

Kjo, siç ka thënë ai, është rruga e vetme që e çon Kosovën drejt Evropës, e cila nuk pajtohet me logjikën politike që transmetohet përmes termave nacionaliste.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit