Referendumi që përcakton të ardhmen e Greqisë

05.07.2015 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Referendumi që përcakton të ardhmen e Greqisë

Të dielën në mëngjes janë hapur vendvotimet në Greqi, ku 10 milionë votues pritet të vendosin se a do ta pranojnë planin e liderëve evropianë për reforma fiskale, apo do ta refuzojnë atë, ç’gjë mund ta nxjerrë Greqinë nga eurozona.

Referendum i së dielës, është thirrur nga kryeministri grek, Alexis Tsipras, i cili u ka bërë thirrje votuesve që të votojnë kundër “frikës” dhe “terrorizmit” dhe të refuzojnë marrëveshjen e liderëve evropianë.

Por, frika se Greqia mund të humbë vendin e saj në eurozonë dhe në Bashkimin Evropian, duket se i ka shtyrë shumë votues që t’i thonë “po” kërkesës së evropianëve për reforma fiskale.

Tsipas është shprehur “optimist” për rezultatet e referendumit teksa ka shkuar të votojë në një qendër votimi në Athinë.

“Shumë mund ta injorojnë vullnetin e qeverisë, por nuk mund ta injorojnë vullnetin e qytetarëve. Jam i bindur se ne nesër do të hapim një rrugë për të gjithë njerëzit në Evropë”, ka deklaruar Tsipras.

Kryeministri grek “luajti kumar” me të ardhmen e qeverisë së tij, kur mori vendim të ngutshëm për të thirrur referendum, duke insistuar se vota “jo”, do të forconte pozicionin e tij në negociatat për krizën e borxheve me liderët evropianë, pavarësisht paralajmërimeve të këtyre të fundit se do të ndodhë e kundërta.

Nëse humb, Tsipras është zotuar se do të largohet nga qeveria dhe do të lejojë që një përbërje e re qeveritare të marrë përsipër detyrën e vështirë të shkurtimit të shpenzimeve, të cilat Bashkimi Evropian i kërkon në këmbim të kredive të reja, që do t’i ndihmonin Greqisë, e cila ka një borxh prej 300 miliardë dollarësh.

Publiku i zemëruar në Greqi, pas sa vjetësh i zhytur në recesion, është detyruar që të vuajë në javët e fundit nga kontrollet e kapitalit që po i bën shteti, me qëllim që të parandalojë kolapsin e sistemit bankar, pasi që Tsipras refuzoi marrëveshjen e liderëve evropianë.

“Ka një atmosferë të frikës. Ne, thjesht, e ndjemë një gjë të tillë”, tha SarafinosGiorgos, një mësues 60 vjeçar nga Athina, i cili thotë se do të votojë në favor të planit të Evropës.

Ëvagenia Bouzala, e lindur në Gjermani, por me origjinë greke, thotë se ajo e konsideron mundësinë që të mbyllë biznesin e saj të vajit të ullirit, për shkak të trazirave financiare në vend.

“Nuk mendoj se mund ta vazhdoj punën. Shiko se çfarë ndodhi në këto tre ditët e fundit. Imagjino se si do të jetë në 6 muajt e ardhshëm”, tha ajo, duke iu referuar mbylljes së bankave, kufizimit të tërheqjes së parave nga bankat dhe shumë vështirësive të tjera financiare, me të cilat Greqia është përballur gjatë kësaj jave.

“Vota ‘po’ do të sillte një qeveri kujdestare, e cila me gjasë do të jetë më e mirë. Ne duhet të nisim nga e para”, thotë Bouzala.

Fushatat para referendumit janë mbajtur në 10 qytetet më të mëdha greke, të cilat janë përcjellë me një retorikë të ashpër, transmeton rel.

Një sërë sondazhesh të publikuara thonë se shumica e njerëzve – rreth 75 për qind – dëshirojnë që Greqia të qëndrojë në eurozonë. Ky mendim i opinionit jep shpresë për një triumf të votës “po”, ndërkaq liderët evropianë kanë paralajmëruar se vota “jo” është votë për daljen nga eurozona. (m.sadiku)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së