Reduktimi i Policisë në Veri/ Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë

E publikuar: 03/08/2023 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pasi Policia e Kosovë, EULEX’it dhe KFOR’i kanë bërë vlerësimin e përbashkët të sigurisë në Veri.

Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe BE-së.

Kryeminsitri, Albin Kurti, ka vendosur që nga nesër t’i tërheq edhe 25 përqind të policëve te komunat në Veri, kjo sipas marrëveshjes së arritur dhe zotimeve të tij para bashkësisë ndërkombëtare për masa deeskaluese nga ana e Kosovës.

Në lidhje me vlerësimin e Policisë dhe EULEX‘it dhe KFOR’it, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEXKosovo dhe NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Në Veri të Kosovës ka pasur tensionim që nga maji i këtij viti, pasi serbët lokalë nuk pranonin kryetarët e zgjedhur shqiptarë prej votimeve të prillit në komunat veriore.

Ka pasur edhe protesta të dhunshme ku u lënduan policisë të Kosovës, zyrtarë të KFOR’It, si dhe punonjës të mediave.