Realizo këto ushtrime për të shtuar eksitimin seksual (+18)

19.03.2015 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Realizo këto ushtrime për të shtuar eksitimin seksual (+18)

Shumë meshkuj e kanë ëndërr që ejakulimi i tyre (derdhja) të zgjasë sa më shumë në mënyrë që të ndjejnë sa më shumë.

Në fund të fundit, kush është ai që nuk do që kënaqësia gjatë seksit të zgjasë sa më shumë.

Por fatmirësisht për çdo shqetësim ka një zgjidhje, ashtu siç ka për këtë rast disa ushtrime që mund të na shtojnë eksitimin si dhe të zgjasin procesin e ejakulimit.

Njihen si ushtrimet e Kegelit dhe janë shpërndarë botërisht për shkak të efektshmërisë së tyre.

Por për të patur efektivitet të plotë duhet ndjekur me përpikmëri rregullat dhe mënyra e ushtrimit të tyre.sexa-295x300

Praktikoni ushtrimet për çdo ditë! Kjo ndihmon gratë që të rifitojnë kontrollin mbi fshikën e urinës pas lindjes, por edhe rrisnin intensitetin e orgazmave. Bëhet fjalë për ushtrime të muskujve të legenit, të cilët, sikur muskujt tjerë në trup, nëse nuk janë aktivë mund të humbin fuqinë e tyre. Ata mund të jenë shumë të ngarkuar, dhe njëri nga shkaktarët kryesorë është stresi fizik dhe psikik.

Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të madh të gjakut në regjionin e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale. Këto ushtrime janë edhe pjesë e tretmaneve për ferma të cilat kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, por që në përgjithësi forcojnë intensitetin e orgazmës femërore.

Edhe meshkujt duhet që t’i ushtrojnë muskujt e tyre të legenit, të cilët do t’u ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në pjesën e poshtme të legenit dhe të përmirësojnë jetën seksuale dhe përjetimin më të mirë të orgazmës. Përveç kësaj, ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë në rregullimin dhe zgjatjen e ejakulimit. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për meshkujt të cilët kanë problem me ejakulimin e hershëm.

Ushtrimet Kegel nuk përfshijnë muskujt analë, muskujt e barkut, ijëve dhe vitheve. Muskujt e legenit janë ato që duhet t’i përdorni për të ndalur urinimin.

Ushtrimi 1
Mundohuni të ndaloni rrjedhën e urinës gjatë urinimit. Nëse këtë e arrini, ju keni përdorur muskulin e duhur.

Ushtrimi 2
Mundohuni të ndaloni jashtëqitjen, apo paramendoni se ju duhet të ndaloni gazrat. Shtypeni muskulin për të cilin mendoni se është i duhuri. Nëse keni ndjenjën se muskuli po “tërhiqet” përpjetë, ju keni identifikuar muskulin e dytë të rëndësishëm për bërjen e ushtrimeve Kegel.

Ushtrimi 3
Luteni mjekun tuaj (ose bëjeni këtë eksperiment) që të kontrollojë gjendjen e muskujve të legenit gjatë kontrollimit gjinekologjik. Nëse ndjehet një shtypje në gisht i cili është në vagjinë, ushtrimin jeni duke e bërë mirë.

Shtrëngimet dhe lëshimet themelore të muskujve të legenit të poshtëm
Uluni në gjunjë, anash apo në bark, me këmbë të hapura dhe me gjoksin e relaksuar. Tërhiqeni pjesën e poshtme të legenit dhe shtypeni. Duhet që të ndjeni se si muskujt nga anash shtrëngohen kurse nga brenda bëhen më të ngarkuar. Koncentrohuni në muskujt e përparmë rreth fshikëzës dhe vagjinës.
Vendoseni dorën mbi kockën mbrojtëse dhe ngrijeni trupin kah dora, sikur të shtypni kanalin e lindjes. Mbajeni atë pozitë dy-tri sekonda dhe pastaj lëshohuni lirshëm.

sexxfhjkKudo dhe kurdo
▪ Ushtrimi i parë i Kegelit nënkupton shtypjen e muskulit për tre sekonda dhe relaksimin për tre sekonda, dhe pastaj prapë shtypjen. Fillimisht bëni 10 ushtrime në seri tri herë në ditë. Nëse e keni të vështirë të mbani të shtypur muskulin për tre sekonda, mjafton edhe një sekondë, e kohen tjetër vazhdojeni me shtrëngimin e muskulit.
Përparësitë e këtyre ushtrimeve janë se mund t’i bëni kudo dhe kurdo dhe askush nuk mund ta hetojë se jeni duke ushtruar.
▪ Ushtrimi i dytë Kegel dallon nga i pari për atë se shtrëngimin dhe lëshimin duhet ta bëni sa më shpejtë që është e mundur.
▪ Në ushtrimin e tretë zhvendosuni në cilëndo pozitë të përshtatshme. Paramendoni sikur jeni në ashensor i cili lëviz. Sa më lartë lëvizni dhe i afroheni secilit kat të radhës, në atë mënyrë sa më shumë shtrëngoni muskujt, mirëpo në atë mënyrë që të mos humbni aspak nga tensioni të cilin e fitoni në mënyrë progresive. Në fund lëshohuni tërësisht.

Ushtrimin e muskujve të legenit të poshtëm gjithmonë përfundojeni me një tërheqje ashtuqë të ktheheni në pozicionin fillestar. Aplikimi cilësor i ushtrimeve është më i rëndësishëm se sa numri i përsëritjeve.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kjo sjellje toksike në punë dëmton shëndetin tonë mendor

Kjo sjellje toksike në punë dëmton shëndetin tonë mendor

Koha e ushqimit mund të ndikojë në plakjen më të shpejtë

Koha e ushqimit mund të ndikojë në plakjen më të shpejtë

Pse duhet t’i hekurosni rrobat mbrapsht?

Pse duhet t’i hekurosni rrobat mbrapsht?

Tregu evropian i telefonave po shënon tremujorin e parë më të keq që nga viti 2013

Tregu evropian i telefonave po shënon tremujorin e parë më të keq që nga viti 2013

Studimi i ri: Nëse pini pije të gazuara, rrezikoheni të prekeni nga kanceri

Studimi i ri: Nëse pini pije të gazuara, rrezikoheni të prekeni nga kanceri

Sa e dëmton duhani shëndetin tonë mendor?

Sa e dëmton duhani shëndetin tonë mendor?

Përdorimi i vajit të ullirit në flokët e thata

Përdorimi i vajit të ullirit në flokët e thata

Ushqimet që ndihmojnë në rritjen e përqendrimit

Ushqimet që ndihmojnë në rritjen e përqendrimit

Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

15 shprehjet më romantike të filmave të të gjitha kohërave

15 shprehjet më romantike të filmave të të gjitha kohërave

Koha e shalqirit, por çfarë i ndodh trupit kur e konsumoni?

Koha e shalqirit, por çfarë i ndodh trupit kur e konsumoni?

Këshilla të vlefshme para se të filloni zyrtarisht procesin e nxirjes

Këshilla të vlefshme para se të filloni zyrtarisht procesin e nxirjes

Truke të thjeshta për të eliminuar kilet e tepërta para plazhit

Truke të thjeshta për të eliminuar kilet e tepërta para plazhit

Si ta hapni kapakun e kavanozit në sekondë: Pa thikë dhe pa u munduar

Si ta hapni kapakun e kavanozit në sekondë: Pa thikë dhe pa u munduar

Disa ide se si të lini cigaren

Disa ide se si të lini cigaren

​Lista e ushqimeve që ulin rrezikun nga kanceri

​Lista e ushqimeve që ulin rrezikun nga kanceri