Real Madridi kërkon golat

30.09.2015 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Real Madridi kërkon golat

Skuadra e udhëhequr nga Rafa Benitez nuk ka pësuar shumë, por ka dështuar të shënojë në dy ndeshje deri tani, diçka që synon të mos e përsërisë të mërkurën mbrëma ndaj Malmos.

Një nga gjërat më interesante të Ligës së Kampionëve është të pasurit e rastit për të eksploruar mundësi dhe horizonte të reja, në aspektin sportiv dhe gjeografik. Në këtë aspekt, Real Madridi të mërkurën përballet me skuadrën suedeze për të parën herë në një garë zyrtare – një mundësi e mirë për të gjithë që janë të interesuar për trashëgiminë vikinge. Në periferi të Malmos është një muze i vikingëve, Foteviken.

Malmo është larg skuadrës që arriti finalet e Kupës Europiane të vitit 1979, në të cilën qenë mposhtur nga Nottingham Forest. Për momentin, qëllimi i tyre real është kalimi i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve pa u mposhtur me rezultat të thellë.

Barazimi i Madridit ndaj Malagas është një ngjarje të cilës nuk duhet dhënë shumë rëndësi. Me 31 gjuajtje në portë, mbretërit treguan fuqinë e tyre. Por, asgjë nuk shkundë dyshimet më shumë se një fitore me disa gola avantazh. Në këtë aspekt Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes në tri ndeshjet e fundit, në të cilat nuk ka shënuar asnjë gol. Ai ende nuk ka arritur të thyejë rekordin e klubit të vendosur nga Raul Gonzales me 323 gola në fanellën e Los Blancos.

Fuqia modeste e kundërshtarit të së mërkurës do të thotë se Rafa Benitez do të bëjë rotacione dhe do të përfshijë në skuadër Arbeloan, Casemiron e Vasquezin, ndërsa të lënduar mbeten Pepe, Ramos, James, Bale e Jese.

Malmo synon që në këtë ndeshje të vazhdojë ndeshjet pa humbje në shtëpi, pas 11 të tillave deri tani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)