Reagon Qeveria: Nuk kemi ndërmarr asnjë veprim në lidhje me Asociacionin

22.12.2015 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Reagon Qeveria: Nuk kemi ndërmarr asnjë veprim në lidhje me Asociacionin

Qeveria e Kosovës ka sqaruar opinion publik se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që nga 30 tetori 2015 kur kjo marrëveshje i është dorëzuar për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentes së Kosovës.
Përmes një reagimi, Qeveria ka njoftuar se duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, i ka pezulluar të gjitha veprimet në lidhje me këtë marrëveshje në pritje të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet e saja të mëtejme do të jenë në përputhje me këtë verdikt.
Në periudhën prej 25 gusht 2015 kur ishte arritur kjo Marrëveshje në Bruksel deri më 29 tetor 2015, Qeveria ka qenë e angazhuar për përgatitjen e një dekreti për procedurat e krijimit të Asociacionit në fjalë për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të kërkoj shqyrtimin e kushtetutshmërisë së saj para se Qeveria ta aprovoj një dokument të tillë, ashtu sikurse që kërkohej në pikën e dytë të Marrëveshjes për Asociacionin.
“Qeveria e Kosovës me qëllim që të siguroj se kjo marrëveshje është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, ka qenë këmbëngulëse dhe ka arritur që në Marrëveshjen për Asociacionin të përfshihet shqyrtimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje nga ana e Gjykatës Kushtetuese në të gjitha fazat e saj, që nga vet marrëveshja, dekreti, statuti dhe çfarëdo amendamentesh të reja që do të mund të propozoheshin”, thuhet në reagim.
Qeveria e Kosovës ka theksuar se ka respektuar plotësisht ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës në arritjen e kësaj Marrëveshjeje si dhe vijat e kuqe që Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk është nivel i tretë i qeverisjes në Republikën e Kosovës.
Dhe përderisa Qeveria po bëhej gati që dekretin në fjalë, i cili përmban tekstin integral të Marrëveshjes për Asociacionin, ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, në ndërkohë Presidentja e Kosovës me 30 tetor 2015 ndërmori veprimin duke e dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim kushtetues këtë marrëveshje, natyrisht me qëllime pozitive në shenjë të qetësimit të situatës pas reagimeve të opozitës.
“Prandaj, konfirmojmë se që nga data 30 tetor 2015, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet, Qeveria ka pezulluar çdo veprim në lidhje me këtë Marrëveshje, deri në verdiktin final nga Gjykata Kushtetuese. Veprimet e mëtejme të Qeverisë do të jenë përputhje të plotë me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet tutje në reagim.
Ky sqarim për opinionin, Qeveria ka njoftuar se jepet si demantim ndaj disa spekulimeve mediale se gjoja Qeveria nuk e ka pezulluar veprimtarinë në lidhje me këtë Marrëveshje, të cilët thirren në Raportin vjetor të Qeverisë mbi gjendjen në zbatimin e Marrëveshjeve të dorëzuar te BE me datën 25 nëntor 2015.
Sipas Qeverisë, ky është një raport vjetor që përfshinë të gjitha zhvillimet në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, prandaj në pjesën ku raportohet për marrëveshjen për Asociacionin, është pasqyruar veprimtaria prej 25 gusht deri më 30 tetor 2015 gjatë së cilës është hartuar draft dekreti për procedurat e krijimit të Asociacionit.
Për informimin tuaj shihni tekstin integral për këtë çështje në raport (faqe 6 dhe 7):
1. Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë
-Zbatimi nuk ka filluar ende – është duke u pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi kushtetutshmërinë e marrëveshjes së Brukselit në këtë çështje (e arritur më 25 gusht 2015).
-Kosova ka ndërmarrë masat fillestare për zbatim, duke hartuar një dekret sa i përket pikës 2 të marrëveshjes, e cila është subjekt i shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
-Zbatimi do të ri-fillojë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
-Ekipi menaxhues po plotësohet me dy anëtarë të rinj që zëvendësojnë ata të cilët nuk mund të shërbejnë në këtë ekip për arsye objektive. Kosova ka kërkuar një karakter më përfaqësues të këtij ekipi, duke pasur parasysh se përbërja fillestare ka reflektuar vetëm katër komunat veriore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës