
????????????????????????????????????
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit Special për aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës. Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi. Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”, ka shkruar Hoti.

















