Reagimi i SHBA-ve për sulmet në Izrael: Dënojmë sulmet nga terroristët e Hamasit kundër civilëve izraelitë

E publikuar: 07/10/2023 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet e terroristëve të Hamasit kundër Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e paprovokuara nga terroristët e Hamasit kundër civilëve izraelitë”, ka thënë në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, duke shtuar se “kurrë nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”.

Tutje në deklaratë thuhet se këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan ka folur me këshilltarin izraelit për sigurinë kombëtare, Tzachi Hanegbi dhe do të mbetet në kontakt të ngushtë me partnerët izraelitë lidhur me operacionin.

“Ne qëndrojmë me vendosmëri me Qeverinë dhe popullin e Izraelit dhe shprehim ngushëllimet tona për jetët izraelite të humbura në këto sulme.” – ka thënë Watson.

Nga sulmet e Hamasit, 40 izraelitë mbetën të vdekur e mbi 700 të lënduar./Insajderi