Raportuesi për Kosovën thotë se janë plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

E publikuar: 29/11/2018 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.
Igor Soltes gjatë raportimit për Kosovën në Parlamentin Evropian si problemet me të mëdha në vend ka identifikuar korrupsion e madh, krimin e organizuar, dhe mungesën e konsensusit politik në vend.

Ai po ashtu ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës, rreth vendosjes së taksës për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, për të cilën tha se çështjet dypalëshe nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara, shkruan European Western Balkans, përcjell lajmi.net

Po ashtu Soltes kujtoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave dhe i ka bërë thirrje BE-së të përmbushë detyrimin e saj.