Raportimet për arrestimin e Haxhi Shalës, flet djali i tij

E publikuar: 11/12/2023 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në media është raportuar se në mëngjesin e së hënës është arrestuar nga Gjykata Speciale, Haxhi Shala, ish deputet i Kuvendit të Kosovës dhe i është bastisur shtëpia.

Për Lajmi.net ka folur Flakron Shala, djali i tij. Ai ka thënë se ai vetëm është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Vetëm e kanë ftuar për intervistim” – ka thënë djali i tij, Flakroni duke mos dhënë detaje të tjera.

Haxhi Shala i njohur me nofkën e luftës si “Komandant Topi” ishte ftuar edhe më parë për intervistim nga Gjykata Speciale.