Rama: Shqipëria nuk bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

25.07.2015 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama: Shqipëria nuk bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Në një intervistë dhënë për televizionin maqedonas, “Telma”, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka ndërmend të vendosë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Por, Rama nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të ecur përpara në rrugën e integrimit.

“Dokumenti i fundit në Samitin e Uellsit, është një dokument me të cilin u pajtuan të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe ku theksohet nevojë që Maqedonia të implementojë Marrëveshjen e Ohrit si bazë për bashkëjetesë dhe harmoni në paqe e bashkëpunim midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Dhe gjithsesi si bazë për forcimin e Maqedonisë dhe që ajo të jetë stabël e të zhvillohet”, pohon Rama.

Në këtë intervistë, kryeministri shqiptar ka folur edhe për ngjarjet e 9 majit në Kumanovë, duke theksuar se ai pret një hetim të pavarur dhe transparent, e që do u ndihmonte të gjithëve.

“Mendoj dhe jam i sigurt se një hetim transparent dhe i pavarur do të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë. Do të jetë kontribut i rëndësishëm edhe për vetë Maqedoninë, si shembull ku marrëdhëniet ndëretnike nuk janë problem, por përkundrazi janë një potencial i veçantë për përparim të shoqërisë dhe shtetit”, ka deklaruar Rama./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare