Në takimin që u zhvillua në mes të Kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, ky i fundit foli edhe për çështjen e Kosovës në UNESCO. Rama tha se Kosova humb më pak se sa Serbia, nëse nuk pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.
Rama, në konferencë për media bashkë më kryeministrin Haradinaj që u mbajt në Tiranë, tha se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës për UNESCO është absurd, raporton Gazeta Express.
“Kosova humb më pak se Serbia mendoj unë, nëse nuk pranohet në UNESCO dhe kjo i duhet Serbisë që të jetë në Kosovë për të mbrojtur atë që ata i quajnë trashëgimi të tyre kulturore. Është absurd qëndrimi i tyre ndaj Kosovës për UNESCO”, tha Rama.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Ramush Haradinajt në Tiranë në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës.


















