Rama dhe Haradinaj mbledhin Komisionin për organizimin e Vitit të Skënderbeut (Video)

E publikuar: 27/09/2017 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur punimet në Tiranë, nën drejtimin e kryeministrave të Shqipërisë dhe të Kosovës, Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt, Komisioni për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Rama, në fjalën e hapjes, ka njoftuar se Viti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të nisë me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë më 27 nëntor 2017.

Vitin e Skënderbeut e duam si një kujtues të rrugës tonë të përbashkët krah për krah njeri tjetrit në funksion të një të ardhmeje të merituar për të gjithë shqiptarët. Dhe në këtë kuadër do t’i biem pas, motos së Skëndrbeut “Ndiqmëni”.

Ky vit do të jetë nën kujdesin simbolik të Presidentit të Kosovës dhe Shqipërisë dhe aty do të përfshihen autoritete të larta të Prishtinës, Tiranës, Tetovës si dhe mendje të mbara të botës sonë akademike universitare pa kufi.

Ky vit do të na shërbejë si busull ardhëmërie por edhe pak përgjegjëshmërie në funksion të njerëzve të zakonshëm të Kosovës, Shqipërisë dhe botës shqiptare në tërësi.

Vitin Mbarëkombëtar do ta mbyllim më 28 nëntor 2018 me diasporën si lajtmotiv.

Ky vit do të shërbejë edhe për t’i dhënë fund Akademive sovjetike dhe krijuar një Akademi Shkencash mbarëshqiptare në një çati. Ju lutem, z. Haradinaj, ta shikojmë edhe kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe.”