Rakitic: Edhe City e shijoi lojën e Messit

E publikuar: 19/03/2015 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka bërë shaka duke thënë se edhe Manchester City e shijoi spektaklin e Lionel Messit, pas performancës së shkëlqyeshme të argjentinasit mbrëmë.

”Ai është mahnitës, i pabesueshëm… fjalët nuk mund ta përshkruajnë atë. Askush nuk di më se çfarë të thotë rreth tij”. ”Mendoj që edhe ekipi i Manchester Cityt e shijuan lojën e Messit. Shpresojmë që ai të vazhdojë me këtë form”, deklaroi kroati./veqsport.com/