Rakiq: Muri në Mitrovicë nuk do të rrëzohet

E publikuar: 19/12/2016 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muri prej betoni midis Mitrovicës jugore dhe veriore nuk do të shkatërrohet, por do të ridizajnohet me shkallët që lidhen me rrethrrotullimin që po ndërtohet në anën veriore, ka thënë kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.

“Çdo gjë do të bëhet në bazë të projektit, që është përcaktuar qysh në vitin e kaluar, dhe këtë vit është konfirmuar në Bruksel” , ka thënë Rakiq

Sipas tij, tashmë është rënë dakord që muri të ridizajnohet si një shkallë,e që është në pajtim me Edita Tahirin.

“Intervista u zhvillua në Prishtinë dhe zgjati disa orë. Çdo gjë është e përcaktuar qartë nga të tre palët që ranë dakord se mbështetja për mur të shkurtohet në 90 centimetra dhe të bëhet ndërtimi i shkallëve që lidhë zonën e këmbësorëve”, ka shtuar Rakiq.

Ai ka thënë gjithashtu se zyrtarët e BE-së kanë ndaluar vendimin e autoriteteve shqiptarë për të rrënuar murin dhe paraqitjen e një zgjidhjeje të re, e cila nënkupton redizajnim të murit mbështetës.

“Por Prishtina po bënë obduksion për të akuzuar serbët për mos-respektim dhe tejkalim të afateve”, ka vazhduar Rakiq.

Ndërsa i pyetur nëse banorët e Mitrovicës veriore mund të kenë frikë nga ndërhyrja e dhunshme e “ekstremistëve shqiptarë” në jug, Rakiq tha se janë në gatishmëri.

“Dhe në qoftë se se përfundimisht vihemi në rrethana të paparashikuara, ne presim që KFOR-i dhe EULEX-i bashkë me Policinë e Kosovës të veprojnë në pajtim me mandatin që u është besuar atyre”, ka thënë Rakiq, transmeton Indeksonline.

Kurse i pyetur nëse fshati Suhodoll i përket pjesës veriore të qytetit, Rakiq ka thënë se fshati i përket veriut të Mitrovicës territorialisht dhe ligjërisht.

“Çështja e këtij fshati ende nuk është mbyllur, fjala e fundit do të jepet nga ekipet negociuese në një takim trepalësh në Bruksel”, ka përfunduar Rakiq./Indeksonlien/