Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

03.07.2026 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian dhe bllokada institucionale kanë ndikuar drejtpërdrejt në humbjen e fondeve dhe projekteve të rëndësishme për Kosovën, derisa vendet e rajonit kanë përfituar nga këto mjete.

Rafuna tha se vendi fillimisht humbi një pjesë të fondeve për shkak të masave sanksionuese, ndërsa tani kemi humbur edhe mjete të tjera nga Plani i Rritjes, pasi nuk janë përmbushur reformat e kërkuara brenda afatit.

“Po, kanë ndikuar shumë, për shkak se ne nuk kemi arritur që t’i marrim fondet të cilat kanë qenë të parapara për Kosovën. Së pari kishim masat ndëshkuese, ku humbëm prej disa fondeve një pjesën tonë, që vendet e rajonit i morën të gjitha, ndërsa Kosova nuk i ka marrë, për shkak që ishim nën masa sanksionuese. Kurse tani kemi sfidën më të madhe me Planin e Rritjes, ku sipas të gjitha gjasave një shumë goxha të madhe do ta humbim, ose thuajse e kemi humbur, se e kemi pasur afatin deri më 30 qershor që ta dorëzojmë raportin edhe të dëshmojmë që i kemi bërë reformat, ku nuk janë arritur që të bëhen reformat qysh është kërkuar me Planin e Rritjes, edhe këtu ne do të humbim një shumë. Kështu që, gjersa Kosova humb, vendet e rajonit përfitojnë, për shkak se këto mjete nuk do të kthehen në Bruksel, ose nuk do të na presin ne si Kosovë derisa ne t’i plotësojmë kushtet, mirëpo do t’u shpërndahen vendeve të cilat kanë ecur shumë shpejt në reforma”, tha ai, për Ekonomia Online.

Ai bëri të ditur se disa projekte tashmë janë humbur ose kanë mbetur të pezulluara.

“Po, ka disa projekte, janë ka projekte të ndryshme, domethënë prekin në infrastrukturë, te ujërat e zeza, projekte të hekurudhave, të digjitalizimit, e kështu me radhë. Që ndër vite i kemi humbur ose janë pezull”, tha Rafuna për EO.

Ai shtoi se në shumë sektorë hapësira për reforma, por se kjo nuk po ndodhë shkaku i bllokadës institucionale.

“Po ne nuk po kemi, si të them, bizneset tona janë duke u përballur që nuk po ka investime, qofshin publike apo investime të huaja. Dhe shto këtu që mungesa e qeverisë, ose si të them bllokada institucionale, është edhe mungesa e të bërit reforma që kishin me i ndihmuar bizneset që produktet e tyre t’i plasojnë në tregun jo vetëm rajonal por edhe evropian, me kushte shumë më të mira dhe me standarde më të larta. Kështu që nevojiten ligje, nevojiten politika fiskale, nevojitet sundimi i ligjit. Ka shumë, shumë hapësirë në shumë sektorë ku duhet të bëhen reforma, nuk po mund të bëhen për shkak të bllokadës institucionale”, tha ai.

Në fund, Rafuna u bëri thirrje partive politike që të konstituojnë sa më shpejt institucionet dhe të nisin reformat ekonomike.

“Po mesazhi im do të ishte në fakt kërkesë. Kërkesë që në qoftë se ia duan të mirën këtij vendi të gjitha partitë politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që sa më shpejt t’i themelojnë institucionet, të jenë në fuqi të plotë dhe të fillojnë reformat. Bile, në rrethanat, në kushtet në të cilat gjendet ekonomia e Kosovës, na nevojiten dy ministra: një ministër i ditës dhe një ministër i ndërrimit të natës, në mënyrë që me vrapu, se me ecë jemi shumë vonë, po me vrapu për t’i zënë vendet e rajonit dhe për t’u kyçur në proceset integruese ku përfiton ekonomia e Kosovës” , tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje