Qytetari kritikon Fatmir Limajn: Si do t’i dilni popullit t’ia kërkoni votën

E publikuar: 23/04/2016 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj përdor rrjetet sociae për të shpërndarë aktivitetet e tij politike. E sikurs politikanët tjerë ka nga ata njerëz që e ndjekin e që pëlqejnë politikën e tij, por edhe disa të tjerë që i japin shumë kritika.

Lidhur me protestat, një qytetar e ka kritikuar shumë Limajn, duke i kërkuar që të tre liderët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos humbasin më shumë para popullit.

“z.Limaj, Po e malltretoni, e po e qorjentoni popullin, sa qe kerkesa juaj per protest nuk besoj se do ti pergjigjet populli. Qytetaret sa te bashkuar e me shpres se po afroen ditet e mira me kete opozit te bashkuar. Por u deshmua nuk paska shpres, se me kete perqarje te opozites treguat se nuk jeni per te zgjidhur defektet, por qellimi te ndarja e pushtetit ende pa ardh aty! Me kete po i thoni popullit, se te t’vjedhin PDK-ja e LDK-ja po vjedhim edhe na pak. Me qendrimet dhe perqarjen e opozites shpresat e qytetarve po marrin fund. Me ket rast po ju them se perkrajen e qytetarve po e umbni dhe zgjedhjet qe t’vijn si do ti dilni popullit tja kerkoni voten. Sa nuk eshte ber von, dilni 3 lidert e thujuni qytetarve se vazhdojm me ato synimet tona. qe kete Qeveri do ta shperngulim nga ato karrige, dhe vendin do ta qeverisim si opozit e bashkuar se nuk ka alternativ tjeter”, shkruan ky qytetar.