Qysh në ndeshjen e parë, Rangnick tregon se si duhet luajtur me presion të lartë ndaj kundërshtarit

E publikuar: 05/12/2021 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United startoi në një formacion 4-2-2-2 në ndeshjen e parë të Ralf Rangnick në krye, me trajnerin e përkohshëm që kërko nga Cristiano Ronaldo të bënte presion ndaj Crystal Palaces.

Gjermani emëroi një ekip të pandryshuar nga fitorja e tyre ndaj Arsenalit në mesjavë për ndeshjen e së dielës (sot) në Ligën Premier në Old Trafford.

Por, ai tashmë ka zbatuar stilin e tij në Man United, me skuadrën e vendosur në një formacion revolucionar për klubin.

Në minutat e parë, skuadra e Rangnick bëri presion në mënyrë të organizuar në një nisje energjike të ndeshjes.

Gjithashtu u shfaq një video e 63-vjeçarit gjerman duke i thënë Ronaldos dhe shokëve të tij të bënin presion.

Djajtë e Kuq dominuan me posedim në pjesën e parë, por nuk arritën të shënonin.

Në 45 minutat e dytë, United ishte edhe më i organizuar ndaj një mbrojtje të ngjeshur të mysafirëve, derisa Fred shënoi golin e fitore në minutën e 77-të. /Telegrafi/