QKMF-ja e Podujevës hap ordinancën stomatologjike për personat me aftësi të kufizuar

E publikuar: 20/12/2023 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili gjithashtu tha se kjo ordinancë gjendet në katin e parë të objektit.

“Përpjekja jonë për avancimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF për të gjithë qytetarët padallim po vazhdon. Në kuadër të këtij angazhimi nga sot është hapur ordinanca stomatologjike për ofrimin e shërbimeve dentare për personat me aftësi të kufizuara në katin e parë në objektin e QKMF-së. 👩‍⚕️🦷
I përgëzoj stafin mjekësor për punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. 🏥🧑‍⚕️👩‍⚕️” – shkroi ai.