Lajmet

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

26.10.2026 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

Organizata QIKA ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt, e cila, sipas organizatës, kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet dhe kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej, raporton Ekonomia Online.

Gjatë aksionit, aktivistet kanë vendosur një pankartë në hyrje të Qeverisë me mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindën”, ndërsa kanë hedhur ngjyrë të kuqe në shkallët e ndërtesës, si simbol i jetëve të humbura dhe i përgjegjësisë që, sipas tyre, duhet të mbajë shteti.

Përfaqësuesja e QIKA-s, Blenda Asllani, ka thënë se Arlinda Zekaj kishte ndjekur procedurat ligjore për të kërkuar mbrojtje, por, pavarësisht kësaj, nuk ishte arritur të parandalohej vrasja e saj.

“Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti. Ajo iu drejtua institucioneve, ndoqi procedurat ligjore, siguroi urdhër mbrojtjeje dhe paralajmëroi qartë për rrezikun që i kanosej. Institucionet ishin të njoftuara. Rreziku ishte i dokumentuar. Megjithatë, pak minuta më vonë, Arlindën e vranë”, tha ajo.

Asllani ka ngritur pikëpyetje për efektivitetin e mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e grave nga dhuna, duke theksuar se ndjekja e procedurave ligjore nuk duhet të mbetet pa rezultat.

“Shteti u kërkon grave ta denoncojnë dhunën, t’i dokumentojnë kërcënimet, të kërkojnë urdhra mbrojtjeje dhe t’u besojnë institucioneve. Por çfarë vlere kanë këto procedura kur një grua mund t’i ndjekë të gjitha dhe, megjithatë, të vritet?”, tha ajo.

Ajo ka kërkuar hetimin e të gjitha hallkave institucionale përgjegjëse, duke theksuar se askush nuk duhet t’i shmanget llogaridhënies përmes procedurave apo kompetencave institucionale.

“Vrasja e Arlindës është pasojë e një shteti që i braktis gratë përballë dhunës, edhe kur ato kërkojnë ndihmë dhe paralajmërojnë për rrezikun që u kanoset. Të gjitha hallkat institucionale përgjegjëse duhet të hetohen. Askush nuk mund të fshihet pas procedurave dhe kompetencave për t’iu shmangur përgjegjësisë”, tha Asllani.

Ajo ka kërkuar gjithashtu që të gjithë personat, veprimet apo mosveprimet e të cilëve mund të kenë kontribuar në dështimin për ta mbrojtur Arlindën, të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë.

“Të gjithë ata që, përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre, kontribuuan në dështimin për ta mbrojtur Arlindën, duhet të hetohen dhe të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë”, tha ajo.

Duke shpjeguar simbolikën e aksionit, Asllani ka thënë se ngjyra e kuqe e hedhur në shkallët e Qeverisë përfaqëson një akuzë dhe një kujtesë për jetët e humbura, si dhe për përgjegjësinë institucionale.

“Ngjyra e kuqe që hodhëm sot në shkallët e Qeverisë është akuzë. Është kujtesë e jetëve të humbura dhe e përgjegjësisë që shteti duhet të mbajë”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gërvalla i lë faj viktimës: Arlinda nuk iu drejtua qeverisë sepse ndoshta do të kishte angazhim

Gërvalla i lë faj viktimës: Arlinda nuk iu drejtua qeverisë sepse ndoshta do të kishte angazhim

Berisha kërkon shkarkime të menjëhershme pas vrasjes në Pejë

Berisha kërkon shkarkime të menjëhershme pas vrasjes në Pejë

Serwer: BE në fund u ndërgjegjësua për pabesitë e Vuçiqit, ai do të përpiqet t’ia vështirësojë punën Listës Studentore

Serwer: BE në fund u ndërgjegjësua për pabesitë e Vuçiqit, ai do të përpiqet t’ia vështirësojë punën Listës Studentore

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Cakolli pas vrasjes së Arlindës: Përgjegjësit institucionalë duhet të përfundojnë në burg

Cakolli pas vrasjes së Arlindës: Përgjegjësit institucionalë duhet të përfundojnë në burg

Hoxhaj për rastin e Arlinda Zekajt: Shteti ka dështuar

Hoxhaj për rastin e Arlinda Zekajt: Shteti ka dështuar

Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt

Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt