Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla në Kuvendin e Kosovës duke dashur të shfajësohet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, ka thënë se ajo nuk iu drejtua Qeverisë së Kosovës me letër, sepse ndoshta do të kishte angazhim.
“Vërtetë nuk është sot dita për debatin tonë politik. Ju dëgjova me vëmendje, pashë shumë mosdije dhe shumë mungesë informacioni rreth asaj se çfarë vërtetë ka ndodhur. Protokolet kanë ndryshuar qasjen instutucionale. Vërtetë numrat e vrasjeve sivjet janë alarmant por hajt ta analizojmë… sepse të njejtat ligje kanë qenë në vitin 2025 që kishte vetëm një vrasje. Vrasja e partnerit është fenomen ndërkombëtar. Ne e marim shumë seriozisht secilin rast që ndodh në vendin tonë dhe kjo është shumë mirë. Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk e ka mar mbrojtjen e duhur. Arlinda nuk iu drejtua qeverisë, sepse ndoshta do të kishte pasur angazhim, duke respektuar rendin e vendit tonë.”
Çka thotë strategjia e miratuar nga vet Qeveria dhe pse vet ajo e lë përgjegjëse Gërvallën
Faqja 52 e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022–2026 përcakton përgjegjësi të qarta për Zyrën e Koordinatores Nacionale, funksion që aktualisht e ushtron ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
faaqja.png
Këto përgjegjësi nuk kufizohen vetëm te hartimi i ligjeve. Ato përfshijnë monitorimin e zbatimit të strategjisë, mbledhjen e të dhënave, identifikimin e mangësive institucionale dhe paralajmërimin për probleme përpara se situata të bëhet kritike.
Në faqen 52, dokumenti identifikon pesë funksione të monitorimit:
Të sigurojë se po arrihen qëllimet e strategjisë.
Të monitorojë aktivitetet dhe burimet e investuara.
Të verifikojë nëse zbatimi po ecën sipas planit.
Të paralajmërojë institucionet përgjegjëse për problemet dhe ngecjet, përpara se situata të bëhet kritike.
Të sugjerojë veprime korrigjuese ose rishikimin e strategjisë.
Pikërisht pika e katërt është veçanërisht domethënëse për debatin e ngritur pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kush e ka përgjegjësinë e monitorimit?
Faqja 51 e strategjisë e përcakton shprehimisht Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Koordinatores Nacionale si përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të dokumentit.
Ndërsa në faqen 52 thuhet:
“Përgjegjësia primare për hartimin e këtij raporti është përcaktuar të jetë e Zyrës së Koordinatores Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.”
Kjo zyrë duhet të mbledhë rregullisht të dhëna nga institucionet përgjegjëse, t’i analizojë dhe të hartojë raporte monitorimi.
Strategjia parashikon raportim çdo gjashtë muaj dhe në fund të vitit, duke përfshirë identifikimin e pengesave dhe rekomandimet për eliminimin e tyre.
Ndërkohë janë tetë gra të vrara këtë vit dhe Gërvalla nuk ka mar përgjegjësi por ka deklaruar se Arlinda nuk iu drejtua qeverisë./Nacionale
































