Lajmet

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

26.10.2026 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Deputetët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke vlerësuar se ngushëllimet dhe seancat e jashtëzakonshme nuk mjaftojnë pa veprime konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.

Gjatë diskutimit, deputetët e VV-së, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës  kanë ngritur çështjen e përgjegjësisë së zinxhirit institucional, përfshirë Policinë, Prokurorinë dhe Qendrat për Punë Sociale.

Deliu-Kodra ka thënë se nuk është e mjaftueshme që deputetët të shprehin ngushëllime, duke theksuar se viktima kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përkatëse për shkak të kërcënimeve.

“Konsideroj që është e pamjaftueshme që ne si deputetë që kemi marrë mandat prej qytetarëve të Republikës së Kosovës të mjaftohemi vetëm me një ngushëllim. Janë raste të përsëritura, të cilat po i zënë institucionet e Kosovës në pozita të tilla, pra një grua mbrëmë është vrarë në duart e shtetit. Ka një letër të cilën zonja Arlinda e ka drejtuar në drejtim të institucioneve përkatëse, duke kërkuar mbrojtje dhe përkrahje për shkak të kërcënimeve që ajo në letrën e saj i flet haptazi dhe drejtohet me kërkesën e saj legjitime, si qytetare e Kosovës, që të ofrohet mbështetja e shtetit. Pra, po flasim për një rast që kemi një vrasje të një gruaje në duart e shtetit, dhe unë sot, pa dashur të mbroj askënd, konsideroj që ky komision do të duhej që të fliste për nevojën e përgjegjësisë që e ka zinxhiri komandues për një rast të tillë, është e pamjaftueshme për ne si komision të themi që me ngushëllim e mbylle çdo gjë. Po e them këto raste janë tepër të rënda dhe institucionet e Republikës së Kosovës shumë shpesh po përballen me raste të tilla, prandaj dorëheqja në këtë rast e kryeprokurores së rastit, zonjës Lumturie Buçetaj, dhe e prokurorëve përgjegjës është më e pakta që do të duhej të ndodhte sot. Dhe letra e shkruar flet më shumë për ndërgjegjen e vrarë, jo të zonjës që ka ndërruar jetë, por të shoqërisë sonë dhe të neve si deputetë, të neve si deputetë. Për të folur zëshëm dhe për të kërkuar, nuk lodhem unë kush është sot kryeprokuror atje, nesër mund të jetë familjari ynë, vajza jonë, e cila është shembulli që ne po u japim vajzave, grave që jetojnë dhe rriten në një shtet që nuk arrin t’u ofrojë mbrojtje dhe me këtë rast kemi cenim të jetës së saj”, tha ajo.

Edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar mungesën e rezultateve konkrete në trajtimin e rasteve të dhunës dhe vrasjeve të grave, duke thënë se deklaratat publike, seancat e jashtëzakonshme dhe politikat në letër nuk kanë sjellë ndryshime të mjaftueshme.

“Prej vitit 2022 deri tani, që jemi në fund të vitit 2026, çfarë kemi parë kanë qenë raste sistematike të dhunës dhe vrasjeve të grave në Kosovë, të cilat kanë përfunduar me statusin në Facebook, fjalimin në Kuvend, seancat e jashtëzakonshme, fjalime të jashtëzakonshme në Kuvend, disa politika që nuk e di si kanë filluar, nuk e di si kanë përfunduar, por çka po vërehet është që nuk po ndryshon asgjë. Dhe, me të drejtë, nuk u mjaftuam asnjëri me një ngushëllim, sepse të gjithë duam të mendojmë sot: a kemi më fytyrë të flasim? Sinqerisht, nuk e di a kemi më fytyrë secili në këtë komision, edhe çdo deputet të flasë. Çfarë seance e jashtëzakonshme? Shumë mirë që po e bëjmë seancën e jashtëzakonshme, por çka? Çka jemi duke bërë realisht, me të vërtetë, për këto raste? Por shumë mirë që kemi për t’i ftuar në raportim, duan të na tregojnë: po, ka shumë pyetje që kemi për të bërë, sa gra kanë kërkuar mbrojtje prej herës së fundit kur kemi bërë politika? Çka ka bërë Ministria e Drejtësisë gjatë gjithë kësaj periudhe? Po a bën, të lutem, një pyetje esenciale, t’ia bëjmë vetes sot: a jemi ne ende ata të cilët munden këto gra të Kosovës t’i shikojnë dhe të thonë: këta kanë për të na bërë zgjidhje? A po ndihemi ne sot që mund të bëjmë zgjidhje? Unë e kam pasur një rezolutë për këtë çështje në fund të vitit 2022 dhe është politizuar. A ka mundësi? Të lutem shumë, t’i harrojmë krejt petkun e simbolikave tona partiake, sepse kjo shkon përtej. Por, mbi të gjitha, të mos harrojmë që nuk mjafton seanca, nuk mjafton raportimi, nuk mjaftojnë më politikat në letër, nuk mjaftojnë fjalimet e mira, nëse nuk jemi në gjendje ta kryejmë këtë punë si duhet, po japim dorëheqje. Le të vijë dikush më i mirë se ne”, shtoi.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, e ka cilësuar rastin si dështim të shtetit dhe të zinxhirit hierarkik të institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar që të hetohet përgjegjësia e tyre.

“Një rast shumë i rëndë, njëkohësisht shumë familje që janë ballafaquar me situata të këtilla, në të cilat janë me vaj në buzë, po ashtu ndihemi të lënduar, dhe shpresoj që edhe këtë temë duhet ta trajtojmë. Mirëpo, ajo që ndoshta ia vlen sot të thuhet pak më me zë, është si ndjenjë: ky nuk është vetëm femicid, kryesues i komisionit. Këtu kemi të bëjmë me një dështim të shtetit. Këtu kemi të bëjmë me një dështim të zinxhirit hierarkik të institucioneve përgjegjëse, të cilat kanë abstenuar me qëllim apo pa qëllim, gjë që duhet ta konstatojë hetimi. Mirëpo, këtu kemi një abstenim, një mungesë, një dështim të shtetit, për të cilin duhet të japin llogari institucionet përgjegjëse. Kur e shohim përgjegjësinë, këtu janë tri institucione të rëndësishme: e para ndërlidhet me Policinë, e dyta ndërlidhet drejtpërdrejt me Prokurorinë dhe e treta lidhet me Qendrat për Punë Sociale, të cilat janë adresat kryesore ku adresohen çështjet si kjo, nga dhuna në familje deri te kërcënimet. Kuvendi do të duhej që sot të kërkonte themelimin e një komisioni hetimor rreth kësaj teme, e pse jo edhe ta zgjeronte gamën pak, për shkak se problemet janë bukur serioze. Unë do të shkoja pak më larg edhe në rastin e fundit, kur e kam pasur një qëndrim; e kam lidhur pak edhe me edukimin shoqëror. Duhet të angazhohet edhe Akademia e Shkencave, sociologë, psikologë, historianë e të tjerë. Duhet të mblidhen dhe të tregojnë se po jetojmë në çerekun e dytë të shekullit XXI dhe se dikush duhet të ketë guximin të thotë: ‘Po pra, vëlla, Kanuni ka qenë i mirë për atë kohë, po e mori në qafë një komb’”, tha Tahiri.

Deputetja e LVV-së, Arijeta Rexhepi, ka thënë se institucionet duhet të japin llogari për përmbushjen e detyrës së tyre në mbrojtjen e qytetarëve.

“Kur një grua vjen dhe shpreh shqetësimin para Policisë dhe organeve kompetente, duhet të japin llogari për punën dhe për detyrën që e kanë për të mbrojtur një grup, por edhe, në raste të tjera, një familje. Ata duhet të japin llogari. E për këto, në takimet e radhës që do t’i planifikojmë dhe mbajmë, sikurse është edhe seanca e jashtëzakonshme, përveç diskutimeve që duhet të bëhen patjetër, njëkohësisht do të kërkohet edhe llogari për organet përgjegjëse. Ngushëllimet e mia të përzemërta dhe uroj që këto të mos na ndodhin më”, tha ajo.

Në fillim të diskutimit, kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka theksuar nevojën që drejtësia të vihet në vend.

Qorrolli ka bërë të ditur se gjatë javës do të kërkohet një takim urgjent me përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Do të kërkojmë urgjentisht një takim me përfaqësues të KPK-së dhe KGJK-së”, tha Qorrolli.

Komisioni ka miratuar po ashtu raportet e komisioneve kryesore për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila pritet të votohet në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt

Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Haxhiu për vrasjen e Arlinda Zekajt: Është alarm institucional, duhet të verifikohet nëse dështoi zinxhiri institucional

Haxhiu për vrasjen e Arlinda Zekajt: Është alarm institucional, duhet të verifikohet nëse dështoi zinxhiri institucional

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës

Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

“Slloba i vogël”, mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë25 tetor

“Slloba i vogël”, mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë25 tetor

Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament

Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Reuters për pasojat e rezultatit të sontëm të zgjedhjevë serbe – çfarë ndodh nëse fiton e çfarë nëse humb Vuçiq

Reuters për pasojat e rezultatit të sontëm të zgjedhjevë serbe – çfarë ndodh nëse fiton e çfarë nëse humb Vuçiq