Qeveria ndan 500 mijë euro për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën

E publikuar: 23/04/2020 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndaj mjete financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se këto mjete po ndahen për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia”, thuhet në komunikatë.