Qeveria ndan 100 euro shtesë në fundvit për pensionistët

E publikuar: 13/12/2023 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë pensionistët do të përfitojnë 100 euro shtesë për fundvit.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, në hyrje të mbledhjes së Qeverisë ka thënë se janë të përkushtuar për mirëqenie për shtresat e cenuara të shtetit.

Kurti tha se në mbështetje të pensionistëve do të marrin vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë këtë fundvit, përvec pensionit bazë që marrin.

“Pensionistët këtë fundvit, shtesën prej 100 eurove përveç pensionit mujor që e marrin”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se shtesa do të jetë e njëhershme.