Qeveria miraton nismën për njohjen reciproke të patent-shoferëve me këto vende

E publikuar: 28/12/2022 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patent-shoferëve, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo do të mundësojë “që qytetarët tanë atje të kenë mundësi që patent-shoferin e Kosovës ta zëvendësojnë me paten-shoferin e Mbretërisë së Bashkuar”.

Me votim unanim për, Qeveria po ashtu miratoi nismën tjetër për marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit të Pasagjerëve.