Qeveria ende s’ka raport për dëmet e vërshimeve të fundit

E publikuar: 17/03/2016 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vërshimet e fundit nga reshjet e shiut që ndodhën në shumicën e rajoneve në Kosovë, kanë shkaktuar dëme materiale në ekonomitë familjare por edhe në tokat bujqësore. Mirëpo, ende nuk ka ndonjë raport zyrtarë për dëmet në bujqësi, edhe pse sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, komunat kanë dalë në terren dhe ato janë të obliguara që t’i dërgojnë raportet zyrtare.

Megjithatë, për sa i përket kompensimit për dëmet në bujqësi, këshilltari për medie i ministrit të Bujqësisë, Shkëlzen Dragaj tha se janë në finalizim të masës për kompensimin e dëmeve, por sipas tij, aktualisht nuk është e nënshkruar masa për kompensimin e dëmeve, e cila do të parasheh në të ardhmen një fond prej 500 mijë euro.