Qeveria dënon sulmin ndaj Abrashit, e quan përpjekje për zbehje të progresit

E publikuar: 09/03/2016 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin me vezë ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili njëherit është edhe zëdhënës i saj.

Përmes një komunikate, Qeveria ka vlerësuar se ky veprim i ulët, i marrë përsipër nga një parti opozitare, është akt në vazhdën e sulmeve të dhunshme të drejtuara kundër institucioneve legale dhe legjitime të Kosovës, në përpjekje që të zbehet progresi i madh që po arrihet si rezultat i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës.

“Duke ftuar organet kompetente që të marrin masa për parandalimin e akteve të tilla, Qeveria e Republikës së Kosovës, thekson përkushtimin e plotë për të vazhduar punën dhe angazhimin maksimal për të thelluar reformat dhe për të fuqizuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social në Kosovë, në partneritet me SHBA-të dhe vendet e tjera mike”, thuhet në komunikatë.