Me datën 31.10.2015 rreth orës 14:40 Policia e Kosovës është njoftuar se një person ishte qëlluar me armë zjarri në qendër të Gjilanit, patrullat policore i janë përgjigjur rastit, fillimisht viktima shqiptar, është dërguar në Qendrën Spitalore Emergjente në Gjilan, ndërsa i dyshuari shqiptar, në vendin e ngjarjes është vënë nën kontroll, dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Është bërë sigurimi, në vendngjarje si dëshmi materiale janë marr dhe sekuestruar disa mostra gjaku, një armë e llojit pistoletë Crvena Zastava 7.65 mm model 70, prodhim jugosllav, me të cilën besohet se është kryer vepra penale ka njoftuar për rajonipress Ismet Hashani zëdhënës i policisë.
Në vendngjarje ka prezantuar edhe Prokurori i Shtetit si dhe njësia e krim teknikës të NJHR-së.
Viktima pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan është dërguar për në QKU-Prishtinë. Motivet e incidentit besohet të jenë disa mosmarrëveshje në mes të personave të involvuar në incident, ata janë familjar në mes vete.
Me vendim të Prokurorit të shteti rasti klasifikohet si “Vrasje në Tentativë”, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/