Pushtetarët maqedonas fyejnë deputetët shqiptarë

07.04.2015 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pushtetarët maqedonas fyejnë deputetët shqiptarë

Nga publikimi i bisedave të përgjuara telefonike, me të cilat opozita maqedonase po tenton të zbardhë aferat korruptive të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, po zbulohen edhe fyerjet e rënda ndaj shqiptarëve, që kanë përdorur pushtetarët maqedonas gjatë komunikimit mes tyre.

Nga bisedat e përgjuara midis ministrave maqedonas, ata dëgjohen duke përdorur termin përbuzës “shiptari” kur flasin për shqiptarët.

Në një nga bisedat e publikuara së fundmi, që sipas liderit të opozitës Zoran Zaev zhvillohet mes kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, dhe ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, këta të fundit në mënyrë ofenduese i quajnë “indianë” deputetët shqiptarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ja biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Trajko Veljanovskit

Zëri 1: Me indianët e kemi pastruar?
Zëri 2: Po, po. Me indianët kryesorë.
Zëri 1: Ë…?
Zëri 2: Them me indianët kryesorë është pastër, tani me tanët. Me tanët…

Deputetët e BDI-së shprehen të ofenduar, nga – siç thonë – niveli i ulët i komunikimit mes pushtetarëve maqedonas, me të cilët bashkëqeverisin.

“Sa i përket mënyrës së komunikimit të atyre që dëgjohen në komunikim, mendojmë se është çështje e etikës individuale, njerëzore dhe nivel i ulët i komunikimit. S’do mend, që ne nuk e komentojmë dhe nuk pajtohemi me atë nivel komunikimi. Ne si deputetë jemi angazhuar të përmbushim përcaktimet tona programore dhe të kryejmë punën tonë, që na e kanë besuar zgjedhësit tanë”, tha Talat Xhaferi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

Pas publikimit të bisedës ku fyhen deputetët, në rrjetet sociale kanë filluar të shpërndahen fotografi të ndryshme ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe bashkëpunëtorët e tij shihen të veshur si indianë.

Ndërkohë, në një tjetër material që u publikua më parë, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dëgjohej duke thënë se, nëse është e nevojshme, do t’i kapte prej fyti shqiptarët e Kumanovës për të penguar fitoren e kandidatit të opozitës në këtë qytet, në zgjedhjet lokale të vitit 2013. / Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Gjykata Speciale: Kosova s’na konsultoi për ndryshimet e Ligjit – Të fokusuar në përmbushjen e mandatit

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK-në, vetetven e shtetin

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara