Punonjësi me Covid, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet fabrika (Foto)

E publikuar: 16/11/2020 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k me shenja të covidit, detyrohet nga pronarët ta bëj tamponin në emër të vëllait, pasi rrezikojnë mbylljen e fabrikës.

Madje ata i kërkojnë punonjësit që t’i lajmërojë dy ditë para se të bëj tamponin në shtet që të mund ta heqin nga skema e sigurimeve. Për të shmangur problemet me shtetin pronarët e drejtojnë të bëj tamponin në një spital privat, duke ia paguar ata tamponin, por me kushtin që punonjësi të mos japi emrin e tij.

Fiks Fare solli me zë e figurë se si pronarët e fabrikës së thasëve te letrës dhe polipropilenit, Gulit sh.p.k ushtrojnë presion mbi punonjësit e tyre që ka shenja të covidit vetëm e vetëm që mos të rrezikojnë mbylljen e fabrikës. Në telefonatën e trasmetuar në emision midis punonjësit 40 vjeçar dhe menaxherit të fabrikës, ky i fundit i kërkon që tamponin ta bëj në një spital privat, duke mos dhënë emrin e tij, por të një familjari. Sepse me daljen e emrit të punonjësit në sistem atyre u kërkohet pezullimi i punës në fabrikë. Si rrjedhojë menaxheri i kërkon që ai të paraqitet me emrin e të ëmës ose edhe të vëllait që ndodhet në Greqi, por vetëm me emrin e tij të vërtet jo. Ose nëse punonjësi do të paraqitet për të kryer tamponin me emrin e tij, menaxheri i kërkon që ta njoftojë dy ditë para për ta hequr nga skema e sigurimeve që mos të kenë probleme me fabrikën. Ata madje i premtojnë se përveç pagesës së tamponit do i paguhen edhe ditët e qëndrimit në shtëpi, mjaftonte vetëm të mos merrte raport.

Këtë e kofirmon edhe biseda e të shoqes së 40 vjeçarit me pronarët e fabrikës, ku shprehet qartë se njëri prej tyre i ka shkuar në shtëpi dhe u ka kërkuar që Bernardi të mos e bënte pamponin në shtet, pasi do u krijonte probleme tek puna nëse dilte pozitiv me covid. Madje ai u kërkon edhe të mos merrnin raport, pasi do ia paguanin të gjitha ditët e qëndrimit në shtëpi, gjë që nuk ndodhi. Pronari në kamer të fshehtë i thotë të shoqes së punonjësit që nuk e sëmurën ata. “Po si qenka ky muhabet të dal burri jot pozitiv të më mbyllin mua fabrikën e punës? Për këtë punë i kam thënë çunit që tamponin ta paguj unë vetëm që ta çoj ta marr përgjigjen siç dua unë, ça keni ju tashi? Nuk kamë asnjë detyrim për t’i paguar ditët që nuk ka qenë në punë” i thotë gruas së Bernardit.

Bernardi bën tamponin në spitalin privat të drejtuar nga punëdhënësit e tij, por me emrin e vëllait, Erjonit, i cili ndodhej në Greqi,por dikur ka qenë një punonjës në këtë fabrikë. Fatmirësisht tamponi del negativ . Tamponi i përket Bernardit, por në fletë përgjigje figuron me emrin e të vëllait, Erjonit.//

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është skills4-compressed.jpg