Publikohet në Gazetën Zyrtare Ligji i Pagave, vlera e koeficientit mbetet ende mister

E publikuar: 05/01/2023 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ligji i pagave

Është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji i Pagave, një ditë pas dekretimit nga presidentja Vjosa Osmani.

Përkundër kundërshtive të mëdha për këtë ligj, Ligji i Pagave tashmë është i plotfuqishëm me publikimin në Gazetën Zyrtare.

Megjithatë, në dokumentin e Ligjit për Paga nuk bëhet e ditur vlera e koeficientit. Zyrtarët qeveritarë kanë bërë të ditur se kjo vlerë do të publikohet përgjatë janarit.

Koeficientin më të lartë, sipas Ligjit për Pagat, do ta ketë Presidentja e Kosovës – 18.0.

Klikoni këtu për ta parë të plotë dokumentin.