PSG ofron 104 mln Euro për Eden Hazard

26.10.2015 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PSG ofron 104 mln Euro për Eden Hazard

Paris Saint Germain synon goditjen e madhe të merkatos. Nuk bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, por për një tjetër talent të futbollit europian që nuk po kalon ditët më të mira të karrierës. Parizienët premtojnë të derdhin 104 milionë Euro për të rikthyer në Francë ish sulmuesin e Lille dhe lojtarin aktual të Chelseat, Eden Hazard. Sipas të përditshmes “Foot” që thekson se Real Madrid po punon gjithashtu për të afruar belgun. Nëse operacioni finalizohet me sukses nga ana e Florentino Perez, atëherë rruga e largimit për Cristiano Ronaldon do të jetë e hapur. Në fakt është Reali i Madridit që i trembet një largimi të mundshëm të luzitanit me destinacion Parisin dhe në këtë mënyrë, klubi po mendon për pasuesin e tij.

Fjalën e fundit në këtë mes do ta thotë Chelsea që sigurisht do të zgjidhte ofertën e sheikut Al Khelaifi, i cili gjithashtu po bën një lojë të dyfishtë pasi numri 7 i Realit mbetet një ëndërr e vjetër për të. Gjithsesi, 104 milionët e ofruara nga ai për sulmuesin belg mund të pranohen që në merkaton e Janarit nga klubi londinez që kërkon të grumbullojë sa më shumë të ardhura pasi në këtë mënyrë, Chelsea mund të shënjestrojë objektivin e radhës që mbetet Paul Pogba. Valsi i merkatos mund të bëhet më i paparashikueshëm me hyrjen në lojë të të mëdhenjve të kontinentit, të cilët mund ta bëjnë merkaton e dimrit edhe më të nxehtë sesa ajo e verës./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)