PSG-ja me një kontratë të veçantë për Messin

E publikuar: 10/01/2023 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain dhe Lionel Messi janë të prirur për të arritur një marrëveshje përfundimtare për të zgjatur kontratën, e cila i skadon në qershor.

Babai dhe agjenti i tij Jorge Messi do të udhëtojnë në Paris në javët e ardhshme për t’u takuar me drejtorët e klubit në përpjekjen e tyre për të rënë dakord mbi detajet përfundimtare në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës dhe pagën e djalit të tij, transmeton Klankosova.tv.

MARCA raportoi në korrik dhe konfirmoi në dhjetor se të dy palët duan të arrijnë një marrëveshje që Messi të qëndrojë në PSG.

Klubi francez ka besim se do të bëjë një ofertë që “është e pamundur të refuzohet”.

Ndërkohë, Messi është i lumtur në Paris, pasi familja e tij është përshtatur me jetën në kryeqytetin francez dhe ai dëshiron të vazhdojë të luajë për kampionët e Ligue 1.

Sa i përket PSG-së, do të ishin të kënaqur të bindin Messin të qëndrojë dhe të kenë një fitues të Kupës së Botës 2022 që drejton ekipin e tyre.

Klubi po fërkon duart për këtë kontratë të re që nga njëra anë do të sjellë shpenzime të mëdha, por nga ana tjetër do të sjellë përfitime të mëdha.

Paga e re e Messit

Messi aktualisht fiton rreth 30 milionë euro pas taksave. Pavarësisht moshës 35 vjeçare, është e qartë se, pasi fitoi Kupën e Botës, Messi vlen më shumë se sa ka marrë deri më tani. Kjo do të thotë se PSG do t’i ofrojë atij një rritje page.

Por, kjo nuk është shkak për shqetësim, sepse klubi dëshiron të përfitojë nga statusi i Messit si fitues i Kupës së Botës, për sa i përket të ardhurave dhe duke shfrytëzuar imazhin e tij të markës.

Ideja e PSG-së është që të përfitojë globalisht nga fakti se tërheqja e Messit nga futbolli konkurrues – edhe nëse ai më pas shkon në një ekip MLS – do të bëhet në PSG.

“Leo pensionohet në Paris” është slogani që PSG dëshiron të përcjellë në të ardhmen për ta shkëputur më tej nga Barcelona.

Të ardhura të reja për PSG-në

Sipas El Economista, të ardhurat e klubit u rritën në rreth 700 milionë euro vetëm në vitin e parë që argjentinasi veshi fanellën e PSG-së – edhe pse ata nuk e fituan Ligën e Kampionëve.

Ardhja e tij tërhoqi deri në 10 sponsorë të rinj dhe marrëveshjet e reja u rritën nga 3 milion në 5 milion euro në nga 5 milion në 8 milion euro secila.

Disa nga këta sponsorë janë marka të tilla si Dior, Gorillas, Crypto.com, PlayBetR, GOAT, Snart Good Thins, Volt, Big Cola, Sports Ëater dhe Autohero.

Ndikimi i Messit krijoi një rritje eksponenciale në numrin e fanellave të shitura. Në sezonin e tij të parë, PSG shiti më shumë se një milion të tilla, të cilat kushtonin nga 90 deri në 160 euro secila, dhe më shumë se 60 për qind e tyre kishin emrin e Messit në shpinë.

Kërkesa u rrit me 30 deri në 40 për qind dhe PSG fiton rreth 75 milionë euro në vit nga marrëveshja e tyre e sponsorizimit me Nike, me kontratën e tyre që skadon në 2032.

Për këto arsye, PSG po përgatit një kontratë të re për Messin në përpjekje për të bërë edhe më shumë fitime përtej verës së vitit 2023.