Pse ndryshoi numri i të vrarëve në Kumanovë?

21.05.2015 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pse ndryshoi numri i të vrarëve në Kumanovë?

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka njoftuar Ambasadën e Kosovës në Shkup, se obduksioni i nëntë shtetasve të Kosovës, të cilët mbetën të vrarë gjatë përleshjes së armatosur më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, ka përfunduar dhe pritjet janë që trupat e pajetë të transportohen në Kosovë së shpejti.

Përleshja e armatosur në Kumanovë la 18 të vrarë, 8 policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Fillimisht, autoritetet maqedonase kishin thënë se numri i viktimave është 22, 14 nga të cilët ishin pjesëtarë të vrarë të grupit të armatosur.

Prokuroria Publike e Maqedonisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 trupa të vrarë, 9 shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë, por ajo nuk e ka komentuar faktin pse është ndryshuar numri i të vrarëve nga radhët e grupit të armatosur, nga 14 në 10.

Nga ana tjetër, Ivo Kotevski nga Ministra e Punëve të Brendshme e Maqedonisë thotë se infomacioni se kanë mbetur të vrarë 14 pjesëtarë të grupit të armatosur është bazuat në të dhënat e para jozyrtare, të mbledhura nga terreni, nga pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë.

“Informacionet të cilat i plasuam si Ministri e Punëve të Brendshme ishin informacione të cilat ne i morrëm nga terreni, përderisa aksioni ishte ende në rrjedhë, kështu që është e kuptueshme se ndonjë pjesëtar i policisë i ka emëruar dy here trupat e pajetë. Ato [trupat] nuk kanë qenë në një hapësirë të vetme, por kanë qenë në më shumë lokalitete, andaj edhe thamë se këto janë informacionet e para jozyrtare nga terreni”, thotë zoti Kotevski.

Numri prej 22 viktimash gjithsejt, ishte komunikuar më 10 maj nga ana e MPB-së maqedonase, për t’u ndryshuar me datën 18 maj nga ana e prokurorisë, në numrin e përgjithshëm prej 18 viktimash.

Njohësit e sistemit të sigurisë thonë se gabimi është bërë për qëllime populliste dhe jo mungesë informacioni.

“Nuk bëhet fjalë për gabim, por për atë se politikanë të caktuar dëshiruan që në frymën populliste të tregojnë se forcat policore maqedonase kanë kryer një operacion të suksesshëm, me atë që kanë asgjësuar një numër shumë më të madh të terroristëve, kundrejt humbjeve në njërëz që kanë pësuar forcat e njësitit special të policisë maqedonase”.

“Pra, thjesht ishte popullizëm nga ana e autoriteteve maqedonase, ajo më pas krijoi shumë huti, si në opinion ashtu edhe gjatë komunikimit me autoritetet e Republikës së Kosovës”, thekson Vlladimir Pivovarov, ish zyrtar i lartë i shërbimeve të zbulimit në Maqedoni.

Pivovarov thotë se procedura e stërzgjatur e verifikimit dhe plasimit të informacioneve në opinion reth më shumë çështjeve që lidhen me rastin e Kumanovës, paraqet një sinjal të qartë se bashkëpunimi i ministrive të brendshme në Maqedoni dhe Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, me gjithë prononcimet e udhëheqësve të tyre se kanë një bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht