Pse i ka mbijetuar faksi kohës?

21.08.2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pse i ka mbijetuar faksi kohës?

Kur u dëmtuan reaktorët bërthamor në Fukushima në 2011, punonjësit u përpoqën të dërgonin një faks për të vënë në dijeni autoritetet e qytetit më të afërt, Namie.

Përgjigja e faksit ishte “nuk mund të pranohet”, dhe punonjësit, sipas një raporti të një viti më vonë, u përpoqën të arrijnë qytetin nëpërmjet numrave fiksë, celularëve, dhe së fundmi personalisht. Qyteti ishte shkatërruar nga tërmeti dhe cunami që shkaktoi krizën e Fukushimës.

Përdorimi i fakseve në Fukushima, (mesazhe me faks iu dërgua edhe zyrtarëve në Tokio për katastrofën), na kujton mbi triumfin e një teknologjie të vjetër. Emaili është i shpejtë, madje me teknologjitë e fundit jep një bashkëpunim më të mirë, por faksi mbijeton.

Faksi është përshtatur me ardhjen e emailit dhe ka gjetur një përdorim të ri. “Financial Times” i ka dedikuar një artikull të veçantë përdorimit të faksit, benefiteve të tij dhe rezistenca ndaj teknologjisë së fundit.

Por pse ka mbijetuar faksi?

E mira e kësaj teknologjie, për ata biznesmenë që vazhdojnë të shohin në të ardhmen përdorimin e faksit, është se është i lirë dhe i lehtë në përdorim. Madje, ai shihet më i sigurtë se një email për të dhënat konfidenciale, si për shembull të dhënat mjekësore.

Në një studim të IDC me mbi 1 mijë biznese në SHBA shtatorin e kaluar, pak më shumë se gjysma e tyre thonin se kishin përdorur faksin në mënyrë konstante, vetëm një e pesta ishin shprehur se nuk e përdornin më, dhe një numër shumë i vogël deklaronin se nuk e kishin përdorur asnjëherë këtë teknologji.

Peter Davidson, i Davidson Consulting që merret me studimet për sektorin e fakseve, thotë se për të lajmëruar dikë sot përdoret emaili dhe mesazhet. “Por kur ju duhet të dërgoni një dokument të rëndësishëm, duhet ta bëni me faks. Është jashtëzakonisht e vështirë të gjurmosh një faks”, thotë ai.

Ndërsa kreu i marketingut të teknologjisë së Xerox vëren se firma dixhitale në PDF është adoptuar mjaft në të gjithë botën, por ende nuk konsiderohet e ligjshme për kontratat. “Disa kompania kërkojnë ende një firmë që vijnë me faks”, thotë Siddhartha Bhattacharya.

Në Japoni, faksi është mjaft i përdorur për shkak të shkrimit të ndërlikuar, dhe skanimi i një shkrimi është më e lehtë se shtypja e tij. Shumë zyra qeveritare japoneze dhe zyra politike ende këmbëngulin që të mbajnë korrespondencë nëpërmjet faksit.

Përdorimi i faksit si një urë lidhëse mes tekonoligjisë së lartë dhe teknologjisë së ulët, nuk është ndonjë e re në vetvete, përfundon “Financial Times”. Të porosisje ushqimin me faks nga zyra në një lokal ushqimi ishte shumë familjar në vitet ’80, por kombinimi i faksit me internetin, ndihmon në krijimin e një tregut të ri online.

Teksa biznesi i internetit po rritet shumë shpejt në sektorë si pastrimi shtëpiak, apo shërbimi i lavanderisë, ku ka nivele të ndryshme të teknologjisë, faksi është një lehtësim. Klientët mund të japin porosi me smartphone, por këto porosi shpesh kryhen nga kontraktorë që kërkojnë një dokument faksi.

/tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)