Me kodin etik e kanë të paraparë që asnjë pacient që u kërkon ndihmë të mos e kthejnë pa e trajtuar.
Këtë punë edhe po e bënë kjo punonjëse e qendrës emergjente në QKUK.
Mirëpo, jo secili rast është aq emergjent sa të drejtohet direkt e në emergjencë.
Kjo po krijon një mbingarkesë të pacientëve krahasuar me kapacitetet që ka qendra emergjente në Prishtinë.
Bile, në rastet kur ka protesta, ose aksidente të shumta në të kohën e njëjtë, atëherë emergjenca është e stërmbushur.
Për këtë arsye rasteve që u takon të trajtohen më me prioritet, shpesh u duhet të presin, derisa të kryhet puna me ata që janë me më pak emergjencë.
Sipas Basri Lenjanit, drejtor i Qendrës Emergjente në QKUK ky mbipopullim vjen si pasojë e orientimit të gabuar të pacientëve, që fillimisht do të duhej të kontrolloheshin në qendrat e mjekësisë familjare.
E pacientët, duke qenë në hallin e tyre, nuk pranuan të flasin para kamerës, por thanë se pritën në radhë për tu mjekuar.