Lajmet

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

16.10.2026 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, pasi Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka ngritur shqetësime për mospërmbushjen e detyrimeve financiare dhe vonesat në procesin përgatitor, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Rama tha se ICMG-ja, përmes një letre zyrtare të dërguar më 15 tetor, ka paralajmëruar për vonesat dhe mungesën e përmbushjes së detyrimeve. Ai theksoi se më 19 dhjetor 2026 do të shqyrtohet e ardhmja e organizimit të Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

“Dje, pra më 15 tetor, komiteti ndërkombëtar i lojërave mesdhetare ICMG ka dërguar një letër zyrtare përmes së cilës paralajmëron për vonesat dhe mospërmbushjen e detyrimeve që rrezikojnë organizimin e lojërave mesdhetare në Prishtinë. Kjo nuk është letra e parë; është vazhdimësi e paralajmërimeve që kanë nisur muaj më parë dhe që, fatkeqësisht, nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga qeveria. ICMG konstaton se letra 21 shtatorit ka mbetur pa përgjigje. Garancia bankare ose e sigurimit e kërkuar që nga janari nuk është dorëzuar dhe detyrimet financiare që është dashur të përmbushen në qershor nuk janë paguar. Për më tepër, afatet për funksionalizimin e strukturave organizative, përgatitjen e masterplanit, buxhetit dhe proceseve të tjera janë shkelur vazhdimisht”, tha Rama.

Ai akuzoi Qeverinë e Kosovës për mungesë koordinimi dhe mosreagim ndaj kërkesave të kryeqytetit për mbledhjen e bordit drejtues, duke thënë se kryeministri Albin Kurti, si kryesues i këtij bordi, ka përgjegjësi për thirrjen e mbledhjeve.

Sipas Ramës, pas mbledhjes së 14 gushtit nuk është thirrur asnjë mbledhje tjetër e bordit, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga kryeqyteti.

“Më 30 shtator, duke parë seriozitetin e situatës, kryeqyteti ndërmori iniciativën për thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme më 8 tetor. Sipas statusit, nga 13 anëtarët e bordit kërkoheshin të paktën pesë nënshkrime. Tre përfaqësuesit e kryeqytetit e nënshkruan kërkesën. Përfaqësuesit e qeverisë dhe të Komitetit Olimpik të Kosovës nuk iu përgjigjën ftesës për nënshkrim. Si rezultat, mbledhja nuk u mbajt”, tha ai.

Rama theksoi se Komuna e Prishtinës ka përmbushur një sërë angazhimesh, përfshirë miratimin e statusit të komitetit organizativ, regjistrimin e organizatës dhe propozimin e pesë porteve urbane, të cilat, sipas tij, janë miratuar nga ICMG-ja më 29 qershor.

Ai theksoi se kryeqyteti ka paraqitur edhe propozimet për lokacionet sportive në Kuvendin Komunal, ndërsa ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të veprojnë me urgjencë për të shmangur rrezikimin e organizimit.

“Në anën tjetër, kryeqyteti ka përmbushur një sërë angazhimesh konkrete. Së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, kemi miratuar statusin e komitetit organizativ më 8 qershor dhe kemi përfunduar procesin e regjistrimit të organizatës më 24 qershor. Kemi propozuar pesë porte urbane, të cilat janë miratuar nga ICMG-ja më 29 qershor. Po ashtu, kemi paraqitur për votim në Kuvendin e kryeqytetit propozimet për lokacionet sportive. Por sot, kemi një paralajmërim që nuk mundemi me e injoru. ICMG-ja ka vendosur afate të reja për përmbushjen e detyrimeve. Dhe më e rëndësishmja, më 19 dhjetor 2026 do të shqyrtohet e ardhmja e lojërave mesdhetare Prishtina 2030. Kjo do të thotë se nuk kemi kohë sot për vonesa, nuk kemi kohë për mungesë koordinimi, nuk kemi kohë për heshtje institucionale. Lojërat mesdhetare nuk janë projekt i vetëm një individi, apo i një partie, apo i një institucioni. Lojërat mesdhetare janë një angazhim ndërkombëtar i Republikës së Kosovës dhe një mundësi historike për zhvillimin e sportit, të infrastrukturës, ekonomisë dhe promovimit të vendit tonë”, tha Rama.

Kreu i Prishtinës ia atribuoi një pjesë të vonesave edhe kërkesës së kryeministrit Kurti për ndryshimin e emrit të ngjarjes nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, si dhe insistimit që kryeministri të jetë kryetar i bordit drejtues.

“Edhe ta bëj edhe një gjë shumë të qartë: dy vjet, dy vjet i kemi humbur sepse kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që emri i lojërave mesdhetare të ndryshohet nga Prishtina 2030 në Kosova 2030. Natyrisht, kjo kërkesë nuk është aprovuar, sepse në të gjithë botën lojërat mesdhetare mbajnë emrin e qytetit. Absurditeti tjetër ka qenë kërkesa e tij, apo insistimi i tij, që kryeministri të jetë kryetar i bordit drejtues, një praktikë e paparë faktikisht askund tjetër. Pra, vetëm te ne kryeministri kërkon të jetë edhe kryetar i bordit drejtues i lojërave mesdhetare, derisa natyrisht ka shumë pak kohë, apo hiç kohë, sepse ka punë të tjera më të mëdha për t’u marrë”, tha Rama.

Ai kërkoi përgjegjësi nga institucionet përkatëse, duke ngritur shqetësimin se mungesa e përgjigjeve dhe e vendimmarrjes mund ta rrezikojë një mundësi të rëndësishme për Kosovën.

“Pse nuk janë përmbushur detyrimet financiare? Po them, po e përmend edhe një herë: kemi këtu letrën nga ICMG, e cila është dërgu dje, që e bën këtë pyetje të saktë. Pse nuk është dërguar garancia e kërkuar? Pse nuk janë thirrë mbledhjet e bordit drejtues, pra po them edhe kemi letrën tjetër që vetëm kryeqyteti e ka nënshkruar, deri sa të tjerët e kanë injoruar? Dhe kush do ta marrë përgjegjësinë nëse Kosova e humb këtë mundësi historike? Prishtina i ka përmbushur përgjegjësitë e saj, dhe vazhdimisht ka kërkuar me u mbledh bordi pa përgjigje, qeveria nuk e ka kthyer asnjë email, as te ne, as te komiteti ndërkombëtar, dhe jemi në rrezik të humbjeve të lojërave. Nuk jam këtu për me u ankuar. Po ngre alarm publik për alarmet që ka ngritur ICMG. Që për shkak të mospërgjigjeve, mosveprimit të qeverisë, mund t’i humbim lojërat mesdhetare. Edhe ta bëj edhe një gjë shumë të qartë: 2 vjet, 2 vjet i kemi humbur sepse kryeministri Albin Kurti ka kërkuar që emri i lojërave mesdhetare të ndryshohet nga Prishtina 2030 në Kosova 2030. Natyrisht, kjo kërkesë nuk është aprovuar, sepse të gjithë botën lojërat mesdhetare mbajnë emrin e qytetit. Absurditeti tjetër ka qenë kërkesa e tij, apo insistimi i tij, që kryeministri të jetë kryetar i bordit. Drejtues, një praktikë e paparë, faktikisht askund tjetër. Pra, vetëm te ne kryeministri kërkon të jetë edhe kryetar i bordit drejtues i lojërave mesdhetare, derisa natyrisht ka shumë pak kohë, apo hiç kohë, sepse ka punë të tjera më të mëdha për me u marrë”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, ICMG ka paralajmëruar për vonesat

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Gashani garanton se do të mbahen Lojërat Mesdhetare: Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Sami Lushtaku: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Abdixhiku konfirmon se LDK do marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi miraton në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Haxhiu firmos Ligjin për Specialen, i përcillet Presidentes për dekretim

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve

Bajrami: Në shtator çmimet u rritën për 7.8%, krejt çka pamë këto 6 vjet është rritja e çmimeve