
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.
Ai ka shtuar se besojnë se personi i dyshuar mund të ketë qenë nga një shtet jomik. Kjo, sipas tij, ka ardhur bazuar në theksin e të dyshuarit gjatë telefonatës që ka zhvilluar.
“Policia e Kosovës ka pranuar një njoftim nga zyrtarë të lartë të Kuvendit për një kërcënim me bombë. Gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm. Deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve. Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përketë prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne menojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, tha ai.