Produktet e Kosovës, cilësore

05.04.2015 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Produktet e Kosovës, cilësore

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë tregojnë se produktet vendore gjatë viteve të fundit kanë ngritur cilësinë, duke plotësuar kështu edhe standardet ndërkombëtare të përcaktuara me ligj.

Së fundi prodhimet e Kosovës kanë arritur të marrinë çmim të lartë ndërkombëtar për cilësi.

Prodhuesi i industrisë së mishrave “MEKA”, është kompania e cila ka fituar çmimin e lartë ndërkombëtar për cilësi nga Business Initiative Directions (BID) me seli në Madrid të Spanjës.

Burim Piraj, pronar i kësaj kompanie, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk duhet të dyshohet se produktet vendore nuk janë cilësore.

“Tani e 23 vjet kemi qenë të përqendruar shumë në cilësinë e produkteve tona, por cilësia është një gjë komplekse që nuk mund të arrihet vetëm me dëshirë, por arrihet me punë dhe teknologji. Edhe pse kemi menduar që nuk do të vërehet kjo, kemi ardhur në përfundim që është vërejtur nga një shoqëri internacionale, e cila merret me vlerësimin e cilësisë dhe përfundimisht kemi marrë një trofe të artë”, tregon Piraj.

Përkushtimi i tyre në ngritjen e cilësisë së produkteve, shton Piraj, ka bërë që të ketë rritje të shitjes së produkteve të tyre për 20 për qind në këtë vit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Mendoj se ka ardhur koha të ngrihet vetëdija se kosovarët mund të prodhojnë produkte të një cilësie të lartë, dhe se produktet vendore jo vetëm se janë cilësore, ato janë të shijshme, të shëndetshme dhe duhet të konsumohen”,vlerëson Piraj.

Sidoqoftë, bizneset në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të shumta gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Në mungesë të infrastrukturës së nevojshme, shumë herë produktet e tyre nuk mund të jenë konkurrente në treg.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se kompanitë e mëdha prodhuese të huaja që kanë treg në Kosovë, janë aq të fuqishme në marketing e lobim, gjë që, siç shprehet Shahini, po i vendos prodhuesit vendorë në pozitë jo të barabartë.

“Institucionet shtetërore të Kosovës duhet të jenë më të kujdesshme që të krijojnë mundësi për veprim të prodhimit vendor dhe në këtë formë të jenë forcat konkurruese të barabarta karshi importit “, thekson Shahini.

Vlerësimi që po iu bëhet produkteve vendore nga mekanizmat ndërkombëtarë për cilësi të produkteve, shton Shahini, është një fakt që duhet të rritet konsumimi i këtyre produkteve nga qytetarët.

“Konsumatorët kosovarë një kohë të gjatë kanë konsumuar produktet vendore dhe vazhdojnë t’i konsumojnë ato, por ngadalë janë duke i zëvendësuar ato me prodhime vendore. Rritja e konsumimit të produkteve vendore ua kujton edhe prodhuesve vendorë që ta avancojnë produktin e vet”, thotë ai.

Ndryshe, zhvillimi ekonomik i një vendi lidhet ngushtë me zhvillimin e prodhimtarisë. Në rast të rritjes së konsumit të produkteve vendore, rrjedhimisht do të zhvillohet edhe ky sektor.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Ramadani për masat emergjente të energjisë: Qeveria duhet të sigurojë furnizim pa reduktime dhe pa rritje të faturave

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ymeri: Masat emergjente të Qeverisë për energjinë janë pa efekt, Ujmani ka 7.5 herë më pak kapacitet se B1

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Ekonomistët: Inflacioni prej 7.1% po rëndon jetën e qytetarëve, institucionet të ndërmarrin masa për uljen e çmimeve

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

OEK kërkon subvencionim tre mujor për bizneset, Rafuna paralajmëron humbje nga ndërprerjet e energjisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Buxhetin 2027

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse

Bajrami publikon shifrat e Trustit Pensional dhe pyet qeverinë: Ku janë 100 mijë vendet e reja të punës, lene propagandën

Bajrami publikon shifrat e Trustit Pensional dhe pyet qeverinë: Ku janë 100 mijë vendet e reja të punës, lene propagandën

Hamza: Ky nuk është buxhet zhvillimor, nuk garanton as mirëmbajtje

Hamza: Ky nuk është buxhet zhvillimor, nuk garanton as mirëmbajtje

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37% e buxhetit të shpenzuar në gjashtë muaj