“Privatizimi i vreshtarisë në Suharekë, krim”

E publikuar: 26/09/2017 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryetar të Suharekës nga radhët e Nismës, Kadri Balaj, në Magazina Lokale në Klan Kosova, tha se zhvillimi ekonomik i Suharekës, resort kryesor e ka bujqësinë, njofton Klan Kosova.

“Resrorti kryesor në Suharekë është bujqësia, duke u bazuar në kualitetin e tokës dhe traditën e bujqve të komunës së Suharekës”.

“Suhareka edhe pse toka e saj fatkeqësisht është e infektuar nga ujërat e zeza, ka një tokë tepër kualitative e cila jep mundësin për zhvillim shumë më të madh se sa të deritanishëm”.

Tutje, Balaj përmendi edhe privatizimin e vreshtarisë në Suharekë, për të cilin tha se është një krim i madh.

Në rast se Balaj zgjidhet kryetar në këtë komunë, ai tha se kjo gjë do të rishikohet prej fillimit se si ka ndodhur ajo procedurë ose do të kërkojë përgjigje nga AKP-ja.