Priten largime të reja nga PDK! Kjo është arsyeja!

E publikuar: 08/05/2016 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti Ramiz Kelmendi nuk do të jetë i vetmi që ka lëshuar Partinë Demokratike të Kosovës. Gazeta Blic ka mësuar se edhe disa personalitete të rëndësishme të partisë më të madhe në vend ka gjasa që ta braktisin PDK-në.

“Arsyeja ka të bëjë me atë se kush do të mund të përfshihet në organet drejtuese të partisë, gjegjësisht në Kryesinë e re dhe në postet e lira të nënkryetarëve”, ka thënë ky burim.

Gazeta Blic ka mësuar se këto personalitete janë në pritje të futjes në Kryesi, ashtu edhe siç u është premtuar.

“Nëse kjo nuk ndodh do të ketë largime”, ka thënë për Gazetën Blic një zyrtar i lartë i PDK-së në kushte anonimiteti. Mësohet se këta zyrtarë që mund të largohen bartin edhe pozita të larta në ekzekutiv.

Sidoqoftë, gjatë ditës së djeshme PDK ka mbajtur Kunventën e saj të jashtëzakonshme, ku Kadri Veseli u zgjodh kryetar me votat e të gjithë delegatëve.

Gazeta Blic ka raportuar se postin vakant të zëvendëskryetarit të PDK-së do ta zërë Hajredin Kuçi, derisa PDK do t’i ketë të paktën edhe dy nënkryetarë të rinj.

Njëri prej tyre ka gjasa të jetë Ilmi Reçica, njëri nga njerëzit më të besueshëm të Kadri Veselit dhe postin tjetër në nënkryetarit ta zërë një nga femrat e partisë. Deri tash, si favoritë për këtë postë janë: Blerta Deliu, Justina Shiroka- Pula dhe Shpresa Rama