Prishtina pa ujë me gjithë premtimet për furnizim 24 orë

E publikuar: 07/08/2017 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina me disa lagje e zona rurale vazhdon të përballet me reduktime të ujit të pijshëm, shkruan sot Koha Ditore.

“Kodra e Diellit”, që më shumë se prej një jave ka mungesë të ujit të pijshëm shumë orë gjatë ditës. Banorët e kësaj lagjeje janë shprehur të shqetësuar për këtë duke thënë se nuk e kanë asnjë informatë se përse po ndodhin reduktimet.

Ata ndihen edhe të rrezikuar nga mungesa e ujit në këto temperatura të larta dhe të zhgënjyer me premtimet e bëra se pas përurimit të Fabrikës së Ujit në Shkabaj, furnizimi me ujë do të ishte 24 orë pa ndërprerë, gjatë gjithë vitit.