Katër zyrtarët e lartë të Komunës së Prishtinës, që kanë dalë fitues në listën për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të Kosovës, që nga e enjtja (dje) i kanë lënë postet që kanë mbajtur për afro 4 vjet në Komunë dhe tashmë janë konfirmuar për vazhdimin e karrierës si deputetë, shkruan sot Koha Ditore.
Në listën prej 32 deputetësh të Komunës së Prishtinës nga lëvizja Vetëvendosje gjenden edhe katër anëtarë të deritashëm të qeverisjes komunale të Prishtinës: nënkryetari Dardan Sejdiu, drejtori i Urbanizimit Liburn Aliu, drejtoresha e Arsimit Arbërije Nagavci, si edhe shefja e kabinetit të kryetarit Fitore Pacolli.