Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjendet për një vizitë në Uashington. Gjatë qëndrimit atje, ajo ka zhvilluar takime dhe ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.
Për aktivitetet e presidentes, që ta njoftojë publikun po kujdeset edhe zotëria i parë, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.
“Gjithë sytë ka Kosova”, është shprehur Sadriu nëpërmjet një postimi ku njofton për pjesëmarrjen e Osmanit në një konferencë ndërkombëtare. Ai thotë që konferencat e rëndësishme janë kthyer në pëditshmëri.
















